E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hoxha thekson se subjekti shqipar në qeveri insiston në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat edhe në rrjetin diplomatik të vendit. Dhe sipas tij ky përfaqësim aktualisht kalon 20%.
Diplomacia: Përfaqësimi i shqiptarëve mbi 20 për qind








Zëvendësimi i ambasadorëve, të cilëve u ka mbaruar mandati si dhe zëvendësimi i ushtrusve të detyrës ambasador mbetet peng i procedurave të stërgjatura dhe kompenencave të ndërlidhura, njofton RTVM-ja.

Procedurat e hapura para një muaji për emërimin e mbi 10 ambasadorëve ende nuk ka përfunduar. Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Muhamet Hoxha vonesat janë vetëm pasojë e kompetencave të ndërlidhura dhe pajtueshmëria e vendit ku ambasadorët e ardhshëm do të kryejnë funksionin e tyre.

“Kohë më parë Qeveria e Maqedonisë me kërkesë të Ministrisë së jashtme ka filluar procedurën për emërimin e disa ambasadorëve në vendet e huaja. Pas fillimit të procedurës në Qeveri, procedura vazhdon më tutje për shkak se për emërimin e një ambasadori në përfaqësi konsulare diplomatike të vendit tonë nuk emërohet vetëm nga ana e Qeverisë së RM-së, por edhe nga institucione të tjera marrin pjesë në emërimin e tyre”, tha zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha.

Hoxha thekson se subjekti shqipar në qeveri insiston në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat edhe në rrjetin diplomatik të vendit. Dhe sipas tij ky përfaqësim aktualisht kalon 20%.

“Edhe BDI si pjesë e ekzekutivit kemi hisen tonë në përfaqësitë diplomatike konsulare. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat edhe në përfaqësitë diploamtike konsulare rrespektohet. Mbi 20% të ambasadorëve dhe të konzujve në vende të huaja janë shqiptarë”, tha zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha.

Edhepse jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për emërimin e 10 ambasadorëve të rinj, Hoxha nuk deshi të zbulojë emrat e kandidatëve të propozuar.

Sipas tij kjo do ndodhë pasi të merret pëlqim edhe nga vendet përkatëse ku kandidatët do të duhet të ushtrojnë postin e ambasadorit.

Publikuar: 16.08.2013 | 13:20
Lexuar: 648 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime