E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Leo është lojtari më i zgjuar, është më i miri në botë. Nuk e di nëse do të zëvendësohet shpesh, këtë nuk e vendos unë.”
Valdes: Start për t’u mbajtur mend




Portieri i Barcelonës Viktor Valdes u shfaq në konferencë për shtyp për të analizuar debutimin spektakolar e katalanasve në Primera Divizion. 31-vjecari tha se trajneri Gerardo Martino kishte marrë përgjigjet e duhura nga futbollistët blaugrana.

Ky ishte një ndër dy fillimet me të mira të sezonit që mbaj mend. Skuadra luajti intensivisht që nga minuta e parë. Jam i kënaqur me këtë ndeshje, sepse kjo ishte ajo që kërkonte edhe misteri. Tata na udhëzoi të bënim presion në thellësi sepse ishte i bindur që do të shënonim. Kështi ndodhi kur Messi rrëmbeu një top në rastin e golit të tretë.

Zëvendësimin e yllit argjentinas, Valdes e komentoi shkurtimisht:

“Leo është lojtari më i zgjuar, është më i miri në botë. Nuk e di nëse do të zëvendësohet shpesh, këtë nuk e vendos unë.”

Nuk mungoi vlerësimi i titullarit të portës së Barcelonës për lojtarë të vecantë.

"Aleksis Sanchez ishte shumë i karikuar dhe i përfshirë në lojën e skuadrës. Është një lojtar i madh dhe shpresoj që të jetë kështu gjatë gjithë kampionatit. Pyjol? Po stërvitet mirë dhe pritet të rikthehet shumë shpejt. Nuk kam dyshim se do të jetë pjesë shunmë e rëndësishme jona.”

Pyetjes nëse do të qëndrojë te Bacelona edhe pas përfundimit të kontratës, Valdes iu përgjigj i irrituar: Po bëj sikur nuk e dëgjova, sepse po t’i përgjigjem është mungesë respekti. E kam thënë që ditën e parë se vendimi im për t’u larguar në përfundim të kontratës është i pakthyeshëm. Askush të mos dyshojë, do të jap maksimumin si gjithmonë.

Sipas Valdes, La Liga nuk është një kampionat i dy të mëdhave, Realit të Madridit dhe Barcelonës, por shumë më kompetitiv.

Publikuar: 20.08.2013 | 00:42
Lexuar: 769 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime