E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në muajin prill të 2013, organizata CED me inicim të vullnetares arriti të lidh bashkëpunim me organizatën gjermane “Theater am Markt”, e cila vepron në Ajzenah të Gjermanisë.
CED nikoqire e trupës teatrore gjermane “Theatre am Markt”



Në kuadër të bashkëpunimit me organizatën gjermane Friedenkreis nga Halle e Gjermanisë, prej muajit Tetor 2012 në organizatën Qendra për Edukim dhe Zhvillim - CED, për një vit ishte e angazhuar vullnetarja gjermane, Ronja Kindler.

Në muajin prill të 2013, organizata CED me inicim të vullnetares arriti të lidh bashkëpunim me organizatën gjermane “Theater am Markt”, e cila vepron në Ajzenah të Gjermanisë.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi në periudhën prej 25 deri më 28 Gusht 2013, organizata CED është nikoqire e 8 aktorëve gjerman, të cilët me të rinjtë e rajonit të Komunës së Tearcës do implementojnë punëtori teatrore, duke shfrytëzuar aktrimin improvizues. Ideja e gjithë këtij aktiviteti është të rinjtë e dy vendeve të shkëmbejnë përvoja të ndryshme dhe të njihen me bazat e aktrimit improvizues.

Ky projekt realizohet në kuadër të shërbimit për vullnetarizëm Weltwärts, e cila ka për qëllim pjesëmarrjen dhe përmirësimin e kompetencave ndërkulturore si element kyç për formimin e një personaliteti përmes të bashkëjetuarit me njerëz të kulturave tjera duke u konfrontuar me vlera të ndryshme, mënyra jetese si dhe struktura të të menduarit. Ky projekt planifikohet të zgjerohet më shumë dhe të implementohet edhe në vitet e ardhshme.
CED nikoqire e trupës teatrore gjermane “Theatre am Markt”
CED nikoqire e trupës teatrore gjermane “Theatre am Markt”
CED nikoqire e trupës teatrore gjermane “Theatre am Markt”
CED nikoqire e trupës teatrore gjermane “Theatre am Markt”
CED nikoqire e trupës teatrore gjermane “Theatre am Markt”

Publikuar: 25.08.2013 | 23:50
Lexuar: 1073 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime