E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në 16 metër katrorë ka raste ku qendrojnë të mbyllur deri në 30 të burgosur.
Burgjet “sekrete” të El Salvadorit












Të ngjeshur si kafshë në një kafaz. Këto janë pamjet e rralla të filmuara në burgjet e mbipopulluara të El Salvadorit.

Vendi i vogël i Amerikës Qendrore është përmendur si një ndër vendet me kriminalitetin më të lartë në botë, së bashku me Hondurasin me mbi 60 vrasje në 100 mijë persona në vitin 2010.

Pjesa më e madhe e vrasjeve lidhen me konfliktin e vjetër mes dy bandave, M13 dhe M18, që të dyja organizata kriminale të lidhura me trafikun e drogës dhe qënieve njerëzore nga Amerika Jugore dhe ajo Qendrore drejt Shteteve të Bashkuara.

Vitet e fundit organet e drejtësisë janë forcuar ndjeshëm duke prangosur shumë prej anëtarëve të këtyre dy bandave. Por në mungesë të burgjeve të reja, të dënuarit mbahen në kushte thuajse çnjerëzore në qeli të vogla.

Në 16 metër katrorë ka raste ku qendrojnë të mbyllur deri në 30 të burgosur. Ambientet janë projektuar për të mbajtur të ndaluarit, jo më shumë se 72 orë, por pas vendimeve të gjykatave, mungojnë ambientet e tjera të izolimit dhe të dënuarit vuajnë dënimin e tyre në këto kushte.

El Salvadori ka një popullsi mbi 5 milion banorë dhe është vendi me dendësinë më të madhe për metër katrorë në gjithë Amerikën Qendrore dhe Jugore.
Burgjet e mbipopulluara të El Salvadorit
Burgjet e mbipopulluara të El Salvadorit
Burgjet e mbipopulluara të El Salvadorit

Publikuar: 01.09.2013 | 17:09
Lexuar: 1384 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime