E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

1996. - Ish- kryeministri bullgar, Andrei Lukanov, vritet në shtëpinë e tij në Sofje nga një vrasës me pagesë.
2 shtator, histori









1608. - Hans Lipershei nga Mikdelburgu demostron teleskopin e parë.

1754. - Përfundoi mbishkrimi mbi portën e Manastirit të Shën Marenës, në fshatin Llëngë, në Mokër të Pogradecit. Kjo kryeveper e artit tonë mesjetar u realizua me ndihmën e të gjithë të krishterëve, esnafëve dhe mjeshtrave të qytetit.

1836. - Mbas pesë vjet eksplorime në oqeanet e jugut, Carls Darvini kthehet në Falmuth të Anglisë në bordin e anijes Bigell.

1847. - Lindi Paul fon Hendenburg, ushtarak dhe politikan gjerman. Si Feldmarshall, ai udhëhoqi forcat tokësore gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore dhe ishte president i Gjermanisë në vitet 1925-'34.

1852 - Lindi ser William Ramsei, kimist skocez që zbuloi gazet Helium, Ksenon, Neon, Argon, Radon dhe Kripton.

1869 - Lindi Mahatma Gandi, i konsideruar si "Babai" i Indisë. Ai udhëhoqi lëvizjen nacionaliste kundër sundimit britanik.

1870. - Me anë të një plebishiti, shteti i Papës voton për bashkimin me Italinë. Kryeqyteti i vendit kalon nga Firence për në Romë.

1887. - Françesko Krispi, kryeminister italian me origjinë arbëreshe, në bisede me kancelarin gjerman Oto Bismark, diskuton për pavarësinë e Shqipërisë sikurse ishte bërë me Rumaninë dhe Bullgarinë.

1890. - Lindi Julias Henri Marks ose Gruço Marks, një nga vëllezërit të njohur Marks. Ai së bashku me vëllain e tij, interpretuan në një seri filmash, ku përfshihen "Netë në opera" dhe "Nje ditë në gara".

1894. - Lindi në Dukagjin shkrimtari Bernardin Palaj. Studimet e larta i kreu në Austri. Për një periudhë ishte prift në Shqipërinë Veriore. Njihet si poet dhe folklorist, por edhe si autor i disa studimeve për kulturën dhe letërsinë tonë. Pas çlirimit burgoset nga regjimi monist dhe vdes në burgun e Shkodrës në dhjetor 1947.

1900. - Komiteti Shqiptar i Stambollit i drejtoi Sulltanit dhe qeverive të fuqive të mëdha kërkesën që shqiptarët kudo që janë të pranohen në gjirin e vendeve të qytetëruara të Europës si për lashtësinë dhe prej pozitës gjeografike e historike.

1904. - Lindi Graham Grin, dramaturg dhe romancier britanik i njohur për veprat "Njeriu ynë Harana", "Konsulli i nderuar" dhe "Njeriu i tretë".

1906. - Konsulli i parë amerikan në vendin tonë hapi selinë e tij në Shkodër, ku kishte dhe disa konsullata të tjera.

1914. -Esat Pashë Toptani u shpall kryetar i qeverisë së përkohshme të Durrësit dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë.

1917. - Vdiq heroina e Malësisë, Tringe Smajla. Lindi në vitin 1870 në Podgoricë. Ishte organizatore e luftëtare në kryengritjen e Malësisë më 1911 dhe në luftën e Deçiqit. Për të ndihmuar hapjen e shkollave shqipe në Malësi vuri në dispozicion pasurinë e saj. Ajo gëzonte autoritet dhe respekt në të gjithë Malësinë e Veriut. Sëmundja e pashërueshme ia ndërpreu jetën në moshën 47 vjeçare.

1922. - Familjet patriotike Dako dhe Qirjazi themeluan në Tiranë Institutin Qiriazi, një shkollë e mesme për vajza e tipit të Kolegjit Amerikan.

1925. - Një grup të rinjsh kosovarë nxorrën numrin e parë të revistës së përmuajshme kulturore dhe arsimore "Afrimi". Në të u botuan shkrime për historinë e pedagogjisë, shkollën dhe didaktikën.

1927. - U nda nga jeta Foqion Postoli, shkrimtar dhe atdhetar. U lind në Korçë, ku mori mësimet e para e më pas mërgoi në SHBA. Më

1921. u kthye në atdhe. Ka mbetur në kujtesë të lexuesit me romanin "Lulja e kujtimit", i cili më pas u dramatizua dhe u vu në skenë si opera prej Kristo Konos.

1935 - Forcat italiane pushtojnë Abisininë. Mbas humbjes së Italisë në vitin 1896 në Adua, Musolini kërkoi hakmarrje dhe kishte ambicie imperialiste në Afrikë. Pushtimi i Italisë zgjati deri në vitin 1941.

1939. - Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Entit Kombëtar të Industrisë Kinematografike (ENIC), me qendër në Romë, përfaqësuar prej drejtorit të përgjithshëm Armando Boncaglia dhe qeverisë së Mbretërisë Shqiptare, e përfaqësuar nga Shefqet Vërlaci, kryetar i Këshillit Ministror.

1944. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat aleate çanë linjën Zigfrid midis Aahen dhe Gajlen Kirhen.

1958. - Republika e Guinesë në Afrikën Perëndimore arrin pavarësinë nga Franca.

1973. - Vdiq Paaro Nurmi, atlet finalandez i distancave të gjata, i cili dominoi sportin në vitet '20-të.

1979. - Nënë Tereza u nderua me çmimin NOBEL për paqe. Atje deklaroi se nga gjaku është shqiptare, ndërsa si njeri i përket gjithë botës.

1985. - Vdiq nga SIDA Rok Hadson, yll i kinemasë amerikane i njohur për rolet e tij në filmat "Gjigand", "Bisedë jastëku", në të cilin interpretoi me yllin Doris Dej.

1990. - 127 persona mbetën të vdekur gjatë përplasjes së një aeroplani kinez të rrëmbyer, i cili u përplas mbi aeroplanë të tjerë në aeroportin e Kantonit. Incidenti ndodhi për shkak të një shpërthimi në bord.

1996. - Ish- kryeministri bullgar, Andrei Lukanov, vritet në shtëpinë e tij në Sofje nga një vrasës me pagesë.

1999. - Ndërroi jetë në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, studiuesi i historisë profetike Sheh Albani. Ai u lind në Shkodër në vitin 1914. Prej famës dhe dijeve shkencore, Sheh Albani në Arabinë Saudite u bë për tre vjet lektor në Universitetin Islamik të Medines. Sheh Albani jetoi në Jordani, Liban, Emiratet e Bashkuara Arabe.

2000. - Në Shkup vdiq Aleksandar Ivanovski, gazetar, një nga themeluesit e gazetës "Veçer". Lindi në Shkup, më 21 shkurt të vitit 1937.

2001. - Komisioni Europian miratoi një program ndihme prej 197 milionë eurosh gjatë tre viteve të ardhshme në ndihmë të vendeve në perëndim të Ballkanit për të forcuar bashkëpunimin e tyre rajonal

2002. - Vdiq në moshën 94 vjeçare padroni amerikan i shtypit, diplomat, filantrop, miliarder dhe koleksionues arti, Walter Annenberg.

2007. - Shërbimi federal grek i zjarrëfikësve kumtoi se janë shuar të gjitha zjarret kryesoren të cilat me ditë të tëra tërboheshin në jug të Greqisë.

Publikuar: 02.09.2013 | 08:44
Lexuar: 1144 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime