E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takim, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera të cilat ekzistojnë mes dy vendeve mike, dhe u shpreh përkushtimi për zhvillimin dhe avancimin e vazhdueshëm të tyre.
Kryeministri Gruevski u takua me kryetarin e Senatit të Kanadasë, Kinsela


Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, sot u takua me Noel Kinsela, kryetar i Senatit të Kanadasë.

Në takim, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera të cilat ekzistojnë mes dy vendeve mike, dhe u shpreh përkushtimi për zhvillimin dhe avancimin e vazhdueshëm të tyre.

Bashkëbiseduesit kanë biseduar për mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimin tregtar dhe bashkëpunimin në fushën e investimeve, për të cilat ka kushte të volitshme dhe rregullore ligjore. Të dy palët kanë shprehur interes për përparimin e kornizës së dakorduar juridike mes dy shteteve për të cilën posaçërisht pozitivisht do të ndikonte nënshkrimi i Marrëveshjes për mbrojtje të ndërsjellë të investimeveve dhe Marrëveshja për shmangien e tatimimit të dyfishtë, si dhe Marrëveshja për qarkullim ajror.

Kryeministri Gruevski ka shprehur falënderim deri te Kinsela për mbështetjen e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë dhe qëndrimet parimore të Kanadasë lidhur me realizimin e përcaktimeve tona strategjike dhe e ka theksuar interesin afatgjatë të Republikës së Maqedonisë për intensifikim e përgjithshëm të dialogut politik, si dhe bashkëpunimin e mëtejmë të afërt me Kanadën, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si në planin bilateral, ashtu edhe plainin multilateral.

Kryetari i Senatit kanadez Kinsela e ka theksuar mbështetjen kanadeze për vendin tonë dhe interesin për përparimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe lëvizshmërinë e të rinjve që të mund të udhëtojnë në Kanada ku do të fitonin përvojë pune. Ai shprehu vlerësim pozitiv për përparimin e Republikës së Maqedonisë në reformat.

Të dy bashkëbiseduesit e kanë përshëndetur edhe bashkëpunimin e suksesshëm parlamentar mes dy vendeve, si dhe formimin e grupit parlamentar për miqësi me Maqedoninë në Parlamentin kanadez dhe kanë shprehur përkushtimin për përparimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë. (MIA)

Publikuar: 04.09.2013 | 20:21
Lexuar: 622 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime