E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deklarata e nënkryetarit të PDSH-së Iljaz Halimi se nuk i pengon as ndërtimi i tre kishave në sheshin e Shkupit dhe se kryeqendra e shqiptarëve është Tetova dhe jo Shkupi, ka zgjuar reagimin edhe të partive politike shqiptare BDI, DR dhe BDSH. Partia e Ahmetit përkujton Halimin se deri në vitin 1912, Shkupi ka qenë kryeqytet i Vilajetit të Kosovës.
BDI dhe DR dënojnë deklaratën e Halimit për kishën











Deklarata e nënkryetarit të PDSH-së Iljaz Halimi se nuk i pengon as ndërtimi i tre kishave në sheshin e Shkupit dhe se kryeqendra e shqiptarëve është Tetova dhe jo Shkupi, ka zgjuar reagimin edhe të partive politike shqiptare BDI, DR dhe BDSH. Partia e Ahmetit përkujton Halimin se deri në vitin 1912, Shkupi ka qenë kryeqytet i Vilajetit të Kosovës.

“Dua ta njoftoj Iljaz Halimin se kryeqytet i shqiptarëve deri në 1912 ka qenë Shkupi, si kryeqytet i vilajetit të Kosovës. Kurse ne si BDi nuk do të meremi me politikë lokale, por do të meremi me politikë qendrore dhe gjithçka që ndërtohet në qytetin e Shkupit nuk do të jemi indiferent, do ta japim kontributin tonë që qyteti Shkupit dhe sheshi i Shkupit të pasqyron multi-etnicitetin, multi-konfesionalizimin dhe multi-kulturalizmin”, deklaroi Safet Neziri, deputet i BDI-së.

Ndërkohë, DR-ja akuzoi PDSH-së se ka lidhje të fshehta me VMRO DPMNE-në për realizimin e këtij projekti.
“Ekziston një fjalë popullore shqiptare që thotë “Çka thotë shpia e flet fëmija”. Definitivishtë edhe kjo ndodhi, u pa qartë se e gjithë politika shqiptare deri më tani është një manipulim i thjeshtë i popullatës, u pa thjeshtë se ajo që u tha mbrëmë nga ana e zotit Iljaz Halimi, tregon qartës e gjatë gjithë periudhës ka pasur marrëveshje ose të fshehta ose të drejtpërdrejta me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE”, theksoi Besim Dogani, deputet i DR-së.


Halimi, në emisionin ‘Rruga drejt...’, tha se për PDSH-në nuk është problem ndërtimi i kishës në qendër të Shkupit pasi që në atë pjesë të qytetit 99% e qytetarëve janë maqedonas. Me këtë, nënkryetari i PDSH-së, pranoi se vendimi për ndërtimin e kishës në Sheshin e Shkupit, është marrë në kohën e qeverisjes se PDSH-së me VMRO-DPMNE-në në periudhën 2006-2008. Po atëherë sipas tij është marrë vendim për ndërtimin e një xhamie në sheshin e Tetovës.

Bedri Rexhallari

Publikuar: 12.02.2010 | 22:26
Lexuar: 1106 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime