E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

1943. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjenerali Ajzenhauer njoftoi dorëzimin pa kushte të Italisë.
8 shtator, histori








- Sot është dita ndërkometare e Solidaritetit të Gazetarëve për të drejta dhe demokraci.

1478. - Sulltan Mehmeti II me pjesën më të madhe të ushtrisë, mori rrugën e kthimit në Stamboll. Trupat që mbetën në Shqipëri kishin për detyrë të vazhdonin rrethimin e Shkodrës derisa uria të mposhtte qëndresën heroike të shqiptarëve.

1565. - Spanjolli Don Pedro Menendez de Aniles themelon në Shën Agustin të Floridës, qendrën e parë katolike në Amerikë.

1614. - U mblodh Kuvendi i Dytë Ballkanik i Kuçit qe synonte bashkërendimin e luftës së popujve të shtypur të gadishullit me veprimet luftarake të koalicionit të shteteve europiane.

1831. - Gjatë kryengritjes së dytë polake, trupat nën komandën e gjeneralit Paskeviç, mundin 30 000 polakët e udhëhequr nga gjeneral Dembinski, në betejën për Varshavën. Mbi 9 000 polakë gjetën vdekjen gjatë tre ditëve të betejës.

1847. - Gjatë luftës meksikane, amerikanët nën komandën e gjeneral Uinfilld Skot, mundin meksikanët në betejën e Malino del Rei.

1883. - Përfundoi hekurudha e Paqësorit Verior në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1888. - Në "East Street" të Londrës gjendet trupi i copëtuar i Eni Carpmanit. Kjo ishte viktima e dytë e maniakut "Xhek dhe Piper".

1902. - U krijua Klubi "Labëria", nder te parat klube që zhvillonin aktivitete teatrore ne Shqiperi

1909. - Kongresi arsimor i Elbasanit, tubim me karakter mbarëshqiptar i dha fund punimeve. Ai mori vendime të rëndësishme për zhvillimin e arsimit dhe shkollës kombëtare. Vendosi hapjen e Shkollës Normale të Elbasanit.

1926. - Asambleja e Kombeve të Bashkuara votoi unanimisht për pranimin e Gjermanisë si anëtare të saj.

1939. - U lind mesuesi Ahmet Hajdari, një nga vullnetarët e përhapjes së arsimit shqip në Maqedoni. Shkollën fillore dhe normale e kreu në Shkup. Më pas ndoqi Akademinë Pedagogjike dhe u diplomua për gjuhë dhe letërsi frënge. Është shquar si poet dhe gazetar.

1935. - Senatori i Luizianës, Huey P.Long, u qëllua ndërsa priste një sesion të dhomës së përfaqësuesve në Baton Ruzh. I plagosur rëndë ai vdiq dy ditë më vonë.

1938. - Filluan punimet për ngritjen e një fabrike vaji në Elbasan dhe fabrikës së akullit dhe frigoriferit në Gjirokastër.

1943. - Kur presidenti amerikan Ajzenhauer shpalli armepushimin ndermjet Italise dhe forcave aleate, Gjermania ndermori nismen institucionale per te njohur shtetin shqiptar. Ky fakt e nxirrte kombin shqiptar perballe te papriturave te reja, lidhur me ceshtjen kombetare.

1943. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjenerali Ajzenhauer njoftoi dorëzimin pa kushte të Italisë.

1949. - Vdiq Rikard Shtraus, kompozitor i famshëm gjerman i njohur për këngët dhe operat e tij, veçanërisht për "Rosen Kavalier". Poema e tij "Also sprach Zarathustra" u bë e njohur pas përdorimit të saj në filmin "2001-Odise në hapësire".

1967. - Në Ugandë hyn në fuqi kushtetuta e re, e cila e kthen këtë vend në republikë.

1974. - Presidenti Ford i fali Riçard Niksonit një "pardon" pa kushte, për krimet federale të kryera ndërsa ky i fundit ishte në Shtëpinë e Bardhë.

1979. - Zhan Serberg, aktorja e njohur me origjinë amerikane, u gjend e vdekur në makinën e saj në Paris. Ajo u shfaq për herë të parë në filmin "Xhoana e shenjtë", por mbahet mend kryesisht në interpretimet e saj në filmat "Pa frymë" dhe "Lilit".

1991. - Pas referendumit mbarëpopullor, parlamenti i Shkupit shpalli pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë. Në Referendum morën pjesë 1,2 milion qytetarë, ndërkaq sipas rezultateve të cilat u shpallën, pothuajse qind për qind u përkrah pavarësia e Maqedonisë. Sipas rezultateve përfundimtare, zyrtare nga 1.495.626 votues, në Referendum dolën 1.021.880 apo 71,85 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Prej tyre 95,09 për qind votuan PËR shtet të pavarur të Maqedonisë. Rrjedhën e Referendumit e ndoqën 167 gazetarë të vendit dhe 100 gazetarë të huaj të akredituar. referendumi në Maqedoni u mbajt një natë para shpërbërjes së RSFJ-së, pas deklarimit definitiv të Sllovenisë dhe Kroacisë se përcaktohen për pavarësim. Në atë periudhë, më saktë më 15 janar 1992, Republika e Bullgarisë ishte shteti i parë që e njohi pavarësinë e Maqedonisë. pasuan njohjet nga Shqipëria, Turqia, Kroacia, Rusia dhe Bosnja e Hercegovina...

1992. - U promovua pulla e parë e rregullt postare e Republikës së Maqedonisë.

1995. - Aktorët kryesorë të krizës jugosllave ranë dakord në parim, për një paqe në Bosnje. Në këtë mënyrë u bë një hap i dukshëm drejt përfundimit të konfliktit më të rëndë në Europë pas Luftës të Dytë Botërore.

1998. - Grupi irlandez i guerriljeve IRA deklaroi një armëpushim të plotë.

2000. - Vdiq në moshën 62 vjeçare James Jackman, profesor në Universitetin "Zajed" të Emirateve të Bashkuara Arabe. Profesori Jackman ishte zëvendësdekan i Fakultetit të Shkencave në Universitetin "Zayed", ndërsa kishte ardhur në këtë universitet në dhjetor të vitit 1999.

2001. - Pesë të rinj, futbollistë të moshës 13-14 vjeçare, vdiqën menjëherë kur rrufeja ra në një fushë futbolli në kryeqytetin perëndimor Morelia, të Meksikës. Futbollistët ishin pjesëtarë të skuadrës së të rinjve "Monarcas Morelia".

2003. - Warren Zevon, këngëtari i njohur për hitet si "Werewolves of London", ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare, në banesën e tij në zonën West Hollywood.

Publikuar: 09.09.2013 | 00:21
Lexuar: 1227 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime