E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

1835 - Veliu i Rumelisë, i dërguar për të shtypur kryengritjen e drejtuar nga Hamza Kazazi, i theu forcat kryengritëse në të hyrë të Lezhës dhe e pushtoi qytetin.
10 shtator, histori






1487 - Lindi në Romë Julius III (Xhovania Maria Coki Del Monte), Papë nga viti 1550-'55.

1771 - Lindi Mango Park, eksplorator dhe doktor i famshëm skocez. Ishte i pari, i cili mundi të vizatojë hartën e lumit Niger.

1798 - Duke shfrytëzuar fillimin e luftës franko-turke, Ali Pashë Tepelena ndërmori sulme të rrufeshme kundër ushtrive franceze. Ai shtiu në dorë Butrintin dhe Igumenicën, duke i përfshirë këto qëndra të rëndësishme në përbërje të pashallëkut të tij.

1835 - Veliu i Rumelisë, i dërguar për të shtypur kryengritjen e drejtuar nga Hamza Kazazi, i theu forcat kryengritëse në të hyrë të Lezhës dhe e pushtoi qytetin.

1855 - Lindi Robert Koldevej, arkeolog gjerman, që zbuloi se Babilonia e Biblës ishte një realitet historik.

1880. -Për të penguar vullnetarët shkodranë që t'i vinin në ndihmë degës së Lidhjes së Ulqinit për mbrojtjen e qytetit nga malazezët, pushtuesit turq shpallën gjendjen e shtetrrethimit. 17 batalione osmane rrethuan qytetin, zunë gjithë bregun e majtë të Bunës deri në det dhe shpërndanë disa çeta vullnetarësh shqiptarë të dëbuar në grykën e Mozharës që zotëronte rrugën për në Ulqin.

1890. - Lindi në Pragë Franc Verfel, poet, romancier dhe anëtar i Lëvizjes Ekspresioniste. Në vitin 1941 ai shkroi "Kënga e Bernadetes", vepër që më vonë u kthye në një film popullor.
1898. - Elisabeta, perandoresha e Austro-Hungarisë, vritet nga anarkisti Luixhi Lukeni në Gjenevë.

1914. - Lindi Robert Wajz, regjisor filmi amerikan. Ndër filmat e tij përmenden "Dita ku Toka qëndroi pa lëvizur", "Tingulli i muzikës" dhe "Historia e West Sajdit".

1919. - Nënshkruhet nga fuqitë aleate fitimtare dhe Austria, traktati i Sen-Zhermenit, sipas të cilit, pjesë të Gjermanisë dhe Austrisë së paraluftës i jepen Italisë dhe Çekisë. Austria ndalohet të bashkohet me Gjermaninë.

1934. - U përurua godina e laboratorit bakteriologjik në Tiranë. Krijimin e tij në fakt e shënon viti 1924. Një vit më vonë laboratori u transferua në Durrës për t'u rikthyer sërish në Tiranë më 1928. Vaksinimi i parë në të u bë në 17 shkurt 1926.

1938. - U përurua godina e re doganore e Kakavijës.

1942. - Forcat ajrore britanike, RAF, përdorin 476 aeroplanë për të hedhur 100 000 bomba mbi Dyseldorf, në një sulm të vetëm.

1943. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore trupat gjermane morën Romën dhe protektoratin mbi qytetin e Vatikanit.

1945. - Vidkun Quisling, kreu i regjimit kukull të ngritur nga nazistët në Norvegjinë e Luftës së Dytë Botërore, shpallet fajtor për tradhëti të lartë dhe dënohet me vdekje.

1946. - Nënë Tereza, ndërsa udhëtonte me tren nga Kalkuta në Darjeling, duke ndjerë frymën e shenjtë lëshon thirrjen "Eja të jesh drita ime". Që nga ky moment misionarja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, atëherë motra Terezë, ndjeu frymëzimin e ri dhe vendosi të themelojë rendin e ri, të cilin e pagëzoi me emrin "Misionaret e bamirësisë".

1974. - Portugalia njohu pavarësinë e Guinese- Bisau nën udhëheqjen e Luiz Cabral.

1976. - Një aeroplan "Trident" i British Airways dhe një "DC-S" i JAT përplasen mbi Jugosllavi, duke shkaktuar vdekjen e 176 vetëve.

1989. - Hungaria hapi kufirin e saj me perëndimin, duke lejuar mijëra gjermano-lindorë drejt një eksodi që çoi në shembjen e murit të Berlinit.

1993. - Trupi i ish-presidentit Ferdinando Markos lejohet të pushojë në tokën filipinase. Kjo ndodhi mbas katër vjetësh mërgim në Havai.

1994. - Papa Gjon Pali, mbas mbërritjes së tij në Kroaci, bëri një lutje të pasionuar për paqen në Ballkan. Kjo ishte vizita e parë e një pape në zonën e ish-Jugosllavisë.

1995. - NATO vuri në veprim raketat amerikane "Kruiz" kundër bazave anti-ajrore serbe në Bosnjë. Kjo me qëllim që serbët të largonin rrethimin e tyre nga Sarajeva.

1998. - Udhëheqësit e protestantëve pro-britanikë të Irlandës së Veriut dhe republikave katolike pro-irlandeze u takuan ballë për ballë midis tyre. Ky ishte takimi i parë qysh nga viti 1922.

2000. - Në Republikën e Maqedonisë u mbajtën zgjedhjet e dyta lokale (pas pavarësimit) për kryetarë të komunave dhe për anëtarë të këshillave komunal në 123 komuna, përkatësisht 124 me kryetarin e dhe Këshillin e qytetit të Shkupit.

2001. - Mbahet në Sarajevë një konferencë ndërkombëtare për fëmijët, viktima të luftës. Çështjet kryesore që u trajtuan në të, qenë veçanërisht shkeljet e rënda të të drejtave të fëmijëve gjatë luftës së Bosnjës (1992-1995).

2003. - Edward Teller, babai i bombës me hidrogjen, vdiq në Stanford (Kaliforni), si pasojë e një ataku kardiak, në moshën 95-vjeç. Shkencëtari ishte nderuar me medaljen presidenciale të Lirisë, dekorata më e lartë në SHBA.

2007 - Të paktën 37 persona humbën jetën, ndërsa 150 u plagosën në shpërthimin e një kamioni të ngarkuar me eksploziv në Meksikën Veriore.

2011 - Vdiq shkrimtari i njohur i Maqedonisë Branko Pendovski. Shkrimtari i dramave Pendovski si tregimtar dhe romancier pas tij la një opus i cili ka vendin e vet në literaturën e Maqedonisë. Për një periudhë të gjatë kohe ka qenë drejtor dhe kryeredaktor i shtëpisë botuese "Kultura", ndërsa për një periudhë të caktuar edhe redaktor i shtëpisë botuese "Koço Racin". Një mandat ka qenë edhe kryetar i Shoqatës të shkrimtarëve në Maqedoni.

Publikuar: 10.09.2013 | 10:44
Lexuar: 1166 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime