E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Që nga viti 1983, Dobresku ka përkthyer në rumanisht plot 23 romane dhe novela të shkrimtarit të shquar shqiptar.











Pas "Gjeneralit të ushtrisë së vdekur" të Ismail Kadaresë një tjetër roman i tij botohet në rumanisht. Bëhet fjalë për romanin "Darka e gabuar" përkthyer nga Marius Dobresku dhe botuar nga Shtëpia Botuese "Humanitas", ku janë botuar edhe pjesa më e madhe e veprës së Kadaresë. Që nga viti 1983, Dobresku ka përkthyer në rumanisht plot 23 romane dhe novela të shkrimtarit të shquar shqiptar.

Me rastin e botimit të këtij romani shkrimtari dhe përkthyesi Marius Dobresku shprehet se Kadare nuk është një shkrimtar që përtypet lehtë, i thjeshtë e që botohet me tirazhe të mëdha. “Vepra e tij është e rëndë, hera-herës e errët, që të vë në mendime dhe të bën të meditosh mbi historinë dhe pasojat e saj shkatërruese ndaj individit. Për rrjedhojë, lexuesit e veprës së Kadaresë janë përgjithësisht njerëz të kultivuar, që mund të bëjnë vlerësime, pra është një kategori njerëzish, jo shumë e madhe në numër, por tepër e rëndësishme për çdo shoqëri”, ka thënë Dobresku.

Sipas përkthyesit Luan Topçiu, romani "Darka e gabuar" në rumanisht ka hyrë tashmë në tregun e librit dhe premton të jetë një sukses editorial. "Është, sigurisht, një rast fatlum kur tek një përkthyes i huaj i letërsisë shqipe bashkohen njohja e hollë e gjuhës shqipe, transportimi mjeshtëror në gjuhën mëmë, rumanishten, me pasionin dhe dashurinë ndaj kulturës shqiptare e shqiptarëve si popull, çelësa që garantojnë suksesin tek publiku i huaj dhe jetëgjatësinë e veprës", shprehet Topçiu.

Mesa duket, pas Shqipërisë dhe Francës, Rumania është vendi ku vepra e Kadaresë, po botohet e plotë

Publikuar: 11.09.2013 | 16:00
Lexuar: 1252 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime