E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rektori i USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, pasi dhuroi gjak, në deklaratën e tij për media u shpreh se jemi këtu për të përkrahur këtë aksion të organizuar nga Ambasada e SHBA-ve dhe Kryqi i Kuq në RM.
USHT mori pjesë në aksionin humanitar të Ambasadës së SHBA-ve dhe Kryqit të Kuq







Universiteti Shtetëror i Tetovës, i përfaqësuar nga Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti, iu bashkua aksionit për dhurimin e gjakut dhe gjë sendeve të tjera ushqimore, të organizuar nga Ambasada e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë dhe Kryqi i Kuq në vendin tonë, me rastin e 12 vjetorit të sulmit mbi kullat binjake në Nju Jork.

Në fjalën e tij përshëndetëse , ambasadori amerikan në vendin tonë e vlerësoi lartë humanitetin që praktikojnë qytetarët e Maqedonisë, si dhe bashkëpunimin e ngushtë mes Ambasadës amerikane dhe Kryqit të Kuq në vend, kur bëhet fjalë për solidaritetin dhe ngritjen e vetëdijes dhe humanitetit.

“Këtu në Maqedoni kemi shumë vullnetarë që kujdesen për të tjerët, ashtu siç po dëshmohet prania e tyre në ditën e sotme, të cilët po solidarizohen me dhurimin e gjakut të tyre dhe gjësendeve ushqimore. Është sukses kur njerëzit vijnë këtu dhe shohin larg vetes dhe fokusohen tek njerëzit e tjerë”, theksoi ambasadori i SHBA-ve, Pol Volers.

Rektori i USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, pasi dhuroi gjak, në deklaratën e tij për media u shpreh se jemi këtu për të përkrahur këtë aksion të organizuar nga Ambasada e SHBA-ve dhe Kryqi i Kuq në RM.

,,Universiteti ynë, i ka mbështetur të gjitha aktivitetet humanitare të dhurimit të gjakut, dhe sot jemi këtu për të mbështetur këtë aksion, dhe njëherit solidarizohemi me viktimat e sulmit mbi Kullat Binjake, që ndodhi 12 vjet më parë.

Ne si universitet, i jemi mirënjohës popullit amerikan për mbështetjen historike që i ka dhënë popullit shqiptar, andaj aktivitetet apo aksionet e tilla janë një rast për të shprehur falënderimin dhe mirënjohjen tonë për SHBA-të”, tha Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Ndërsa Sait Saiti nga Kryqi i Kuq deklaroi se ,,ky aksion organizohet për të pestën herë me radhë, me rastin e 11 shtatorit, kur të gjithë së bashku e kujtojmë momentin e humanitetit dhe obligimin e secilit njeri që të sillet me përgjegjësi ndaj bashkësive etnike”.
USHT mori pjesë në aksionin humanitar të Ambasadës së SHBA-ve dhe Kryqit të Kuq
USHT mori pjesë në aksionin humanitar të Ambasadës së SHBA-ve dhe Kryqit të Kuq
USHT mori pjesë në aksionin humanitar të Ambasadës së SHBA-ve dhe Kryqit të Kuq

Publikuar: 12.09.2013 | 15:04
Lexuar: 969 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime