E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas forcave të rendit, person të panjohur kanë hyrë në banesën e Ivanoviqit në rrugën “Llola Ribar” dhe ka sulmuar bashkëshorten e tij
Sulmohet gruaja e Olliver Ivanoviq






Sulmohet familja e politikanit Olliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës, bërë të ditur policia e Kosovës.

Sipas forcave të rendit, person të panjohur kanë hyrë në banesën e Ivanoviqit në rrugën “Llola Ribar” dhe ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Nuk dihet ende nëse viktima ka pësuar lëndime.

Përveç sulmit fizik, raportohet edhe për dëme materiale, pasi të dyshuarit kishin demoluar pjesë të orendive në banesën e viktimës.

Incidenti i është raportuar policisë rreth orës 16h.

Olliver Ivanoviq është bartës i nismës qytetare “Srbija Demokratija Pravda” (shqip Serbia Demokracija Drejtësi), i cili ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet e ardhshme komunale të caktuar për 3 nëntor.

Ivanoviq ka thënë më herët për Radio Kosovën, se pjesën matanë Ibrit, mund të priten tensione në prag të zgjedhjeve lokale, por se është më me rëndësi që ato të parandalohen me kohë, nga forcat e ngarkuara për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Publikuar: 12.09.2013 | 22:05
Lexuar: 743 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime