E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lartësia e vërtetë e majës së McKinley tashmë është korrigjuar në 6 168 metra mbi nivelin e detit.









Maja më e lartë e Amerikës së Veriut është zvogëluar, tregoi një studim i publikuar të premten prej gjeografëve amerikanë.

Në përllogaritjet e fundit të këtij viti, mali i McKinley, i ndodhur në shtetin amerikan të Alaskës rezultoi të kishte një lartësi prej 25 metrash më të ulët në majën e tij.

Lartësia e vërtetë e majës së McKinley tashmë është korrigjuar në 6 168 metra mbi nivelin e detit.

Sipas Institutit Amerikan të Gjeologjisë, kjo "futje në ujë" e malit ka ndodhur ose si rrjedhojë e përmirësimit të teknologjisë së matjes ose si pasojë e ndryshimeve klimaterike.

Lartësia e McKinley mbetej e pandryshuar që prej vitit 1952, kur gjeologët e atëhershëm, duke përdorur teknologjinë më të përparuar të kohës, përcaktuan se mali ishte 6 193 metra i lartë në majën e tij.

Publikuar: 14.09.2013 | 12:02
Lexuar: 1369 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime