E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në seancën e komitetit do të marrin pjesë mbi 300 përfaqësues të 53 vendeve anëtare të OBSH-së në rajonin evropian mes të cilëve edhe ministrat e shëndetësisë.
Todorov në takim me drejtoreshën e zyrës rajonale të OBSH-së



Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov sot në qytetin Çeshme, të Turqisë do të takohet me drejtoreshën e zyrës rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Suzana Jakab.

Në takim, do të nënshkruhet marrëveshja e përbashkët dyvjeçare për bashkëpunimin mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe zyrës rajonale të OBSH-së për Evropën për periudhën vitit 2014-2015. Marrëveshja përqendrohet në përkrahjen teknike për implementimin e planit të ri operativ në shëndetësi deri në vitin 2020, si dhe në fushën e sëmundjeve jongjitëse.

Ministri Todorov nesër në Çeshme do të mbajë fjalim në sesionin e 63-të vjetor të komitetit rajonal të OBSH-së për Evropën.
Në seancën e komitetit do të marrin pjesë mbi 300 përfaqësues të 53 vendeve anëtare të OBSH-së në rajonin evropian mes të cilëve edhe ministrat e shëndetësisë.

Seanca vjetore është organizuar nga qeveria e Turqisë si vend nikoqir, ndërsa në komitetin rajonal mes tjerash, do të bisedohet për strategjitë dhe planet aksionare për zgjidhjen e problemit nga shëndetësia publike e nivelit nacional dhe rajonal.

Mes temave të axhendës janë: Shëndeti i vitit 2020 implementimi i saj dhe korniza e monitorimit, si dhe dorëzimi i raportit për përcaktuesit social të shëndetësisë dhe dallimet shëndetësore mes vendeve në rajonin evropian të OBSH-së Plani aksionar evropian për shëndet mendor për vitin 2014-2020: Plan aksionar i përshpejtuar për eliminimin e frutheve të vogla dhe rubeolës: Reforma e OBSH-së; dhe Korniza rajonale për mbikëqyrje dhe kontroll të vektorëve invazive (mushkonja) dhe për vektorin sëmundje të transmetuara të cilat sërish paraqiten.

Publikuar: 15.09.2013 | 14:03
Lexuar: 756 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime