E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mirëseardhje 4.000 studentëve të rinj të USHT-së u dëshiroi rektori Ameti dhe zëvendësministri Neziri.
Në dy universitetet në Tetovë filloi viti i ri akademik

Me solemnitet në dy universitetet në Tetovë - Universiteti shtetëror i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore filloi viti i ri akademik. Në solemnitetin në USHT krahas rektorit Vullnet Ameti ishinin të pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri, si dhe ambasadorët e Shqipërisë dhe të Austrisë, Arben Çejku dhe Tomas Mihael Baer.

Mirëseardhje 4.000 studentëve të rinj të USHT-së u dëshiroi rektori Ameti dhe zëvendësministri Neziri.

"Krahas qendrës së Universitetit të Tetovë ne sot i kemi hapur dyert edhe të fakulteteve tona të disperzuara në Shkup, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Strugë. Me ju e shënojmë gjeneratën e 19-të të studentëve të USHT-së që është arritje e madhe për shqiptarët, por edhe për pjesëtarët e komuniteteve tjera në Maqedoni, maqedonasir, turqit, boshnjakët, bullgarët, vllehët, romët dhe të tjerët. Sot USHT-ja është ngritur në një institucion shkencor arimor të nivelit nacional dhe rajonal dhe tani numëron 11 fakultete, 34 programe studimore, mbi 100 drejtime studimore, 3 institute hulumtuese në të cilat studimet i përcjellin mbi 15.600 studentë nga vendi dhe vendet e huaja", tha Ameti.
Universiteti shtetëror i Tetovës

Zëvendësministri Neziri i përshëndeti studentët dhe potencoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria do të vazhdojnë me mbështetje të universiteteve shtetëroe për punën e tyre të suksesshme, siç janë përkthimet e librave nga autorë të huaj të njohur, ndërtim i laboratoreve të reja dhe provesit të studimeve të disperzuara nëpër më shumë qytete në Maqedoni.

Në EJL këtë vit kur e regjistrojnë gjeneratën e tyre të 12-të kanë vërejtur 10 për qind interes më të madh për regjistrimin e tre cikleve dhe presin që tërësisht do ta plotësojnë numrin e parashikuar prej 1.400 të regjistruarve në studime deri diplomike, master dhe të doktoraturës.

"Universiteti ynë pasqyrohet me kampus dhe infrastrukturë më moderne në Evropën Juglindore, ndërsa programet studimore nuk janë tërësisht të harmonizuara me Procesin e Bolonjës. Mësimi zhvillohet në disa gjuhë dhe këtu integrohen kulturat e një shteti multietnik. Ne e mbajmë edhe konceptin ndërkombëtar që tek ne ekziston nga themelimi, mënyra e udhëheqjes deri te disenjimi i programeve studimore, të cilat duhet t'u mundësojnë studentëve tanë pas diplomimit më lehtë të hynë në rrjedhat e tregut global. Ne krenohemi me numrin prej mbi 20.000 studentëve që deri më tani kanë kaluar tek ne, nga të cilët 7.000 kanë diplomuar dhe mbi gjysmë janë punësuar në vitin e parë nga përfundimi i studimeve", tha rektori u UEJL-së, Zamir Dika.

Publikuar: 16.09.2013 | 14:21
Lexuar: 1473 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime