E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Francë llogaritet të jenë rreth 2 500 kosovarë, të cilët kanë depërtuar ilegalisht atje.
Azilkërkuesit në Francë flenë në garazhe (Video)







Kosovarët që janë larguar nga vendi drejt Francës janë duke jetuar në kushte të tmerrshme. Kështu duket në një video të siguruar nga KTV-ja, ku shihen kosovarët duke fjetur në parkingje të veturave, në komunën Annecy, që gjendet në juglindje të Francës.

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, e cila vazhdimisht ka bërë thirrje të mos shfrytëzohen rrugët ilegale për t’u larguar nga vendi, thotë se ata që tashmë e kanë bërë këtë nuk do të përfitojnë status të refugjatit. Çitaku ka thënë se ata që do të kthehen do të përfitojnë nga Ligji për të riatdhesuarit.

Në Francë llogaritet të jenë rreth 2 500 kosovarë, të cilët kanë depërtuar ilegalisht atje.

Në fund të korrikut, nga shteti i Hungarisë, ku mbi pesë mijë kosovarë kishin kërkuar azil, kishte filluar kthimi i kosovarëve dhe tashmë atje ka mbetur një numër i vogël njerëzish. Njëjtë si në Francë, edhe shumica e atyre që ishin në Hungari kishin qëndruar në kushte të rënda. Ndërkohë edhe në një shtet afër Francës dhe shumë të preferuar nga kosovarët, në Zvicër është rritur numri i kosovarëve që kërkojnë azil. /koha/

Publikuar: 18.09.2013 | 22:34
Lexuar: 790 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime