E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Krejt çfarë kjo këngë mëton është një dorën në plagën që lëngon të gjithë.
Mateus Frroku lëshohet sfidues “Në buzët e tua”







Rikthehet me një “love story”. Sërish ngulmon të promovojë vlerat e tij vokale në përjetimin e një dashurie, tek e cila gjithçka e lidh me të dhe pa të, gjithçka është asgjë.

Pas suksesit në festivalin “Kënga Magjike” në duet me Xhesika Polo, Mateus Frroku rikthehet sfidues në një tjetër bashkëpunim me Elgit Doda. “Në buzët e tua” titullohet kënga, e cila është lançuar dje në tregun muzikor. Teksti, Mateus Frroku, muzika dhe orkestrimi nga Elgid Doda.

“Në buzët e tua” është sinopsis i historisë së një djali, i cili përjeton në gjithçka mungesën e të dashurës së tij. Në çdo rrugicë e në çdo copëz të qytetit, ai e ndjen dhe e prek këtë mungesë, e përjeton në rijetimin sublim këtë dashuri, këtë pasion të përflaktë, që i fshihet e i rishfaqet mes fanitjesh dhe kujtimesh që gjallojnë nëpër përqafime dhe puthje.

Krejt çfarë kjo këngë mëton është një dorën në plagën që lëngon të gjithë. Të gjithë jetojmë, sepse kemi nevojë me trishtimin dhe ftohtësinë e kujtimeve që na lidhin me të shkuarën, me mungesën dhe thyerjen, me ndarjen dhe humbjen e një dashurie.

Ne jetojmë dhe në ne jetojnë këto përjetime, në krahët e kujtimeve, të të cilave ndjehemi të pikëlluar dhe melankolik. Dhe Mateus Frroku vjen “Në buzët e tua” me kast për të shkundur nga harrimi dhe për të kredhur në pasionet e atyre çasteve që i bën sublime, ndjenja, dashuria, puthja.

Klipi jo rastësisht është realizuar në qytetin e Shkodrës dhe gjithçka që mëton rekuiemin e dashurisë dhe copëzave të përflakta të mallit e hedhin Frrokun në këtë qytet, që është njëherësh dhe origjina e tij, ku lindi dhe kaloi rininë, i ati.

Vijimi i këtij bashkëpunimi i Mateus Frrokut me Elgit Doda është vazhdë e ogurit të mirë dhe premton të ecë nëpër të njëjtën rrugë suksesi, si me këngën “Më shumë të dua”, e cila u vlerësua në “Kënga Magjike 2012” me çmimin “Best FT Music”.

Publikuar: 18.09.2013 | 23:01
Lexuar: 2014 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime