E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në mesazhin e presidenti Topi dërguar presidentit Sejdiu ndër të tjera theksohet: "Me rastin e përvjetorit të dytë të Ditës së Pavarësisë, kam nderin dhe kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju dërgoj Juve dhe gjithë popullit të Kosovës, urimet më të ngrohta dhe më miqësore!"
Topi dhe Berisha, mesazhe urimi në dyvjetorin e pavarësisë











Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi i ka dërguar mesazh urimi presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu me rastin e dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Një mesazh urimi në adresë të kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi ka dërguar kryeministri shqiptar Sali Berisha.

Në mesazhin e presidenti Topi dërguar presidentit Sejdiu ndër të tjera theksohet: "Me rastin e përvjetorit të dytë të Ditës së Pavarësisë, kam nderin dhe kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju dërgoj Juve dhe gjithë popullit të Kosovës, urimet më të ngrohta dhe më miqësore!"

"Kjo ditë e gëzueshme për Kosovën dhe gjithë shqiptarët, më jep rastin të rikonfirmoj vullnetin maksimal për vazhdimësinë dhe forcimin e lidhjeve të forta dhe qëndrueshme, shumëplanëshe, që ekzistojnë midis dy vendeve tona, si dhe t’ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin e saj në mbështetje të njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe realizimit të aspiratës euroatlantike", thuhet më tej në mesazhin e Topit.

Ndërkaq, në mesazhin e kryeministrit Berisha dërguar homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi thuhet: "Kremtimi i përvjetorit të dytë të ngjarjes me rëndësi historike për mbarë kombin, Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më jep rastin e lumtur, që, në emrin tim e të qeverisë shqiptare, t'Ju përcjell Ju dhe, nëpërmjet Jush, të gjithë popullit të Kosovës përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet më të mira e vëllazërore për përparimin e vazhdueshëm të shtetit më të ri të Europës, të lirë e demokratike, dhe për begatinë e qytetarëve të saj".

Në këtë jubile feste, vijon më tej mesazhi i Berishës, "“më lejoni, i dashur zoti Kryeministër, t'Ju siguroj se qeveria shqiptare dhe unë personalisht jemi plotësisht të vendosur e të angazhuar që marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, që ekzistojnë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës do të njohin zhvillime të reja pozitive, duke u pasuruar e zhvilluar më tej, në të gjitha fushat, në dobi të popujve tanë vëllezër, në shërbim të paqes e të stabilitetit, si dhe në funksion të realizimit të vizionit tonë të përbashkët, për integrim europian e euroatlantik, duke u shndërruar kështu në shembullin më të shkëlqyer të bashkëpunimit ndërshtetëror në rajon e më gjerë"

Publikuar: 17.02.2010 | 18:50
Lexuar: 1306 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime