E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tuniz, arabisht: Tūnus ose ​​Tunis(تونس‎) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Tunizisë, në bregun verior të Afrikës, ndërmjet basenit perëndimor dhe lindor të Detit Mesdhe. Tunizi është ndërtuar buzë liqenit të cekët të Tunizit, një grykë e Gjirit të Tunizit, lidhet me portin e tij, La Goleta (Ḥalq al-Vadi) 10 km në verilindje. Është qyteti më i madh në Tunizi me një popullsi prej 728.453 banorësh ndërsa zona e madhe metropolitane mban rreth 2.412.500 banorë.
Misionet diplomatike te Tunisit ne bote (FOTO)







Ekzistenca e qytetit është e vërtetuar nga burime që datojnë që nga shekulli i IV p.e.s.[1]. Në mijëvjeçarin e 2 para Krishtit një qytet, i quajtur fillimisht Tunes, u themelua nga Berberët i cili me kalimin e kohës u pushtua nga Numidianët. Në vitin 146 p.e.s., gjatë Luftës së Tretë Punike midis Kartagjenës dhe Romës, Tunizi dhe Kartagjena u shkatërruan. Qyteti lulëzoi nën sundimin romak, por rëndësia e tij daton kryesisht pas pushtimit mysliman në shekullin e VII. Ai u bë kryeqytet nën sundimin e Aglabidëve (800-909) dhe arriti prosperitetin e tij më të madh nën dinastinë Ḥafṣid (1236-1574). Perandorit i Shenjtë romak Karli V e mori nën zotërimin e tij në vitn 1535, dhe në 1539 e kaloi qytetin në duart e turqve. U rimorr nga spanjollët, të cilët e mbajtën atë për pak kohë (1573-1574), por që ishin të detyruar t'ia dorëzonin përsëri Perandorisë Osmane, nën të cilën ajo mbeti deri në protektoratin francez (1881-1956). U pushtua nga gjermanët në vitin 1942 dhe e çliruar nga forcat britanike dhe të trupave aleate në 1943, ai u bë kryeqyteti kombëtar i Tunizisë e cila e arriti pavarësinë në vitnin 1956.

Bujqësia mbetet një burim kryesor i të ardhurave. Ullinjtë dhe drithërat janë të lashtat kryesore që kultivohen. Vaji i ullirit dhe produkte të tjera ushqimore përpunohen në vend. Prodhohen gjithashtu tekstile, veshje, qilima, dhe çimento, struktura metalike për ndërtime. Ka edhe industri kimike (superfosfat), metalurgjike, dhe industri elektrike. Në Ḥalq al-Wādī ka disa termocentrale. Turizmi është me rëndësi të veçantë ekonomike. Aeroporti Ndërkombëtar Al-ʿUwaynah dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tunis-Kartagjenës ndodhen në verilindje të qytetit.

Tunis ka dy qendra kulturore si dhe një teatër që përdoret nga grupe ndërkombëtare të teatrit. Festivali veror "Festivali i Kartagjenës" që mbahet në korrik ka korrur goxha famë. Ndër atraksionet e qytetit janë banjot termale që datojnë që nga koha e perandorëve romakë (shekulli II p.e.s), lartësitë e Sīdī-Bū Saʿīd, eksotizmi i tregjeve (suqs) si dhe xhamia e Az-Zaytūnah (shek. VIII), monumenti më i vjetër dhe më i nderuar në Tunis. Universiteti i Tunisit u themelua në vitin 1960. Në juglindje të qytetit, përgjatë luginës së përroit Milyān, gjenden rrënoja mahnitëse të ujësjellësit të ndërtuar nga romakët për të lidhur malin Zaghwān me Kartagjenën.
Misionet diplomatike te Tunisit ne bote (FOTO)
Misionet diplomatike te Tunisit ne bote (FOTO)
Misionet diplomatike te Tunisit ne bote (FOTO)
Misionet diplomatike te Tunisit ne bote (FOTO)
Misionet diplomatike te Tunisit ne bote (FOTO)

Publikuar: 21.09.2013 | 22:45
Lexuar: 1100 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime