E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Evrodeputeti gjerman me prejardhje greke pas takimit të djeshëm potencoi se te kryeministri Gruevski ekziston disponim për tejkalimin e shpejtë të kontestit me emrin.
Maqedonia ka propozim konkret per emrin











Ekziston propozim konkret nga kryeministri Gruevski për zgjidhjen e problemit me emrin, por nuk më takon mua që t`ua them.

Kështu në Shkup e deklaroi bashkëkryesuesi i Komitetit të përzier Maqedoni-Bashkimi Evropian, Jorgo Shacimarkakis pas përfundimit të takimit të shtatë të këtij trupi ndërparlamentar.

“E dini se ekziston ngecje për çështjen e emrit shumë muaj dhe vite dhe nuk kishte asgjë zyrtare në tavolinë. Tani e ka radhën kryeministri Gruevski të dalë me propozim. Ka propozim dhe jam i lumtuar për shkak të kësaj. Kjo nuk më takon mua t`ua them. Kjo është në sferën e tij. Mendoj se disponimi i tij pozitiv që ekziston te ai është një, ndërsa përmbajtja është punë tjetër”, deklaroi Shacimarkakis.

Evrodeputeti gjerman me prejardhje greke pas takimit të djeshëm potencoi se te kryeministri Gruevski ekziston disponim për tejkalimin e shpejtë të kontestit me emrin.

Shacimarkakis edhe sot përsëriti optimizmin e vet se është e mundshme të vjen deri te zgjidhja e kontestit gjatë tre-katër muajve të ardhshëm.

Sipas tij, nëse ky rast nuk shfrytëzohet, do të krijohen probleme që do të zgjasin gjatë dekadës së ardhshme. Shprehet se trysnia nga BE-ja për tejkalimin e çështjes ekziston edhe ndaj kryeministrit Gruevski edhe ndaj kolegut të tij grek, Jorgos Papandreu.

Shacimarkakis shfaqi shpresë se propozimi që dje e ka dëgjuar në takimin me Gruevskin, do të jetë pjesë e bisedimeve të kreut shtetëror të Maqedonisë me mediatorin Metju Nimic gjatë vizitës së tij të javës së ardhshme në Shku

Publikuar: 19.02.2010 | 17:36
Lexuar: 1157 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime