E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shpjegimi sipas gjeologut, Kurt Lambeck, është i thjeshtë: Brigjet detare të Italisë, si edhe vendet e tjera që lagen nga ujërat, janë te destinuara të ndryshojnë.
Shumë shpejt do t’i themi lamtumirë “Çizmes Italiane”








Profili gjeografik tepër karakteristik i Italisë, ai që kemi fiksuar lehtësisht kur kemi parë hartën e botës për herë të parë, i ka vitet e numëruara. Zhvendosja e deteve e bashkuar me lëvizjet gjeologjike do të modifikojë formën e shtetit të Italisë.

Shpjegimi sipas gjeologut, Kurt Lambeck, është i thjeshtë: Brigjet detare të Italisë, si edhe vendet e tjera që lagen nga ujërat, janë te destinuara të ndryshojnë. Sipas tij, askush nuk mund të bëjë parashikime për motin për vitet në vijim por bazuar në ndryshimet klimaterike që pritet të ndodhin, disa zona në veri të Italisë janë të destinuara të zhyten nën ujë ndërsa disa të jugut do të zhvendosen më tej.

Bëhet fjalë për disa zhvendosje shumë të vogla të cilat nuk do të shihen shpejt por pas shumë vjetësh, do të na mjaftojë të shohim hartën për të kuptuar ndryshimin e formës së çizmes së famshme, taka e së cilës do të jetë rrumbullakosur. Sipas Lambeck, janë shfaqur në fakt shenjat e para, mjafton të kërkojmë në hartë urën e lartë që dikur lidhte Sicilinë dhe Kalabrinë.

Publikuar: 26.09.2013 | 20:58
Lexuar: 786 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime