E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Iraku, emri zyrtar Republika e Irakut lat. Iraquia - është shtetë në tokat e Mesopotanisë së lashtë.Me pozitën strategjike në Lindjen e Mesme dhe me resurset e naftës, është një ndër shtetet më kryesore në Gjirin Persik. Kryeqytet i Irakut është Bagdati. Para luftës Iraku kishte një rezervë e madhe të naftës, ishte i treti pas Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuar Arabe.
Misionet diplomatike te Irakut ne bote (FOTO)





Territori i Irakut shtrihet në Mesopotami që ky vend është një ndër civilizimet e para të rëndësishme të botës.Deri në shekullin VII para erës sonë Iraku ishte në duart e Sumerëve, Babilonëve, Asurëve, më pas edhe Perandorisë Persiane. Para Islamizmit të Irakut, Arabët krijuan shtetin e Mainit, Himjerit dhe Sebait. Iraku është pushtuar nga Muslimanët në vitin 637.Më vonë në kohën e Ali Bin Ebu Talibit është bërë qendra e Islamit, dhe Kufa ka qenë kryeqytet.Lufta e Saffajinit që është bërë në mes të Hz.Aliut dhe Emevitëve ka qenë pikërisht mbrenda kufijëve të Irakut.Pas kësaj lufte vendi deri në ditët e sotme vazdhon me problemet sektare.Pas Emevitëve, Abbasitët e morrën kontrolliin e Irakut, ndërsa në vitin 1055 Iraku hyri nën sundimin e Selxhukëve.Prej vitit 1258 ka qenë nën sundimin Mongol.
Misionet diplomatike te Irakut ne bote

Problemi sektar mes Sunnitëve dhe Shiitëve është krijuar dhe tepruar sidomos në kohën e shtetit të Safavive. Safavidët këtë ndarje kanë përdorur këtë ndarje si objekt i krijimit të qeverisë të tyre.Iraku gjatë gjithë historisë ka qenë vend për të cilën kanë luftuar Turqit e Anadollit të cilat ishin Sunnitë, dhe Turqit Iranian të cilat ishin Shiitë. Kjo luftë mbaron në vitin 1534 me pushtimin e Irakut nga Perandoria Osmane.Administrimi Osman ka vazdhuar deri në vitin 1971.

Pas humbjes së Perandorisë Osmane në Luftën e Parë Botërore, Anglezët pushtuan Irakun.Fillimisht Anglezët kërkuan të vetëadministrojnë Irakun por u ballafaquan me një rezistencë të madhe.Në Kryengritjet e bëra në Irak veqohet roli i popullatës shiite.Qyteti i Nexhefit ka qenë qendra e rezistencës.Në fund Anglezët e sollën Mbretin Fajsal(që rrjedh prej gjeneza e Muhammedit) në krye të Irakut. Me këtë vendim Anglezët synonin të jenë sundues në Irak dhe të mbushin zbrazëtinë e Khalifatit që mori fund me shuarjen e Perandorisë Osmane.
Misionet diplomatike te Irakut ne bote

Në vitet e ardhshme fillua procesi i integrimit mes Sunnitëve dhe Shiitëve, janë bërë martesa mes tyre, dhe marrëdhënie tregtare.Në vitin 1928 në Parlamentin Irakian 26 prej 88 deputetëve ishin shiitë.Në vitin 1930 Qeveria e Irakut për të formuar një shtet të pavarur Irakian ka nënshkruar një marrëveshje 25 vjeqare me Anglezët, ndërsa në Komonvelt u prezentua si shtet të pavarur.Me vdekjen e Mbretit Faruk në vitin 1933 në Irak u rrit tensionimi ndërsektar dhe etnik.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore luftërat në mes të shteteve gjigante përfshinte edhe për Irakun.Gjermanët e bërën grushtshtet dhe e sollën një qeveri më pro-gjerman, por me grushtshtetin e dytë, Anglezët prap e morën kontrollin e Irakut. Gjermanët synuan se me pushtimin e Turqia do të arrinin deri në Irak ku mendonin që të ndalojnë kontrollin Anglez në këtë vend .Por me kthimin e ushtrisë Gjermane kah Rusia bëri që të përfundon plani për Pushtimin e Turqisë dhe arritjen në Irak, për të ndaluar ndikimin Anglez. Anglezët inkurajuan Irakianët që të luftonin kundë Gjermanisë, por Iraku duke përcjellur politikën e Turqisë nuk hyri në luftë..
Misionet diplomatike te Irakut ne bote

Në vitin 1945 Shtetet Arabe krijuan Ligën Arabe.Kjo Organizatë ishte shkaku i rritjes së nacionalizmit Arab.Dhe si përfundim, doli në pah mendimi që Iraku, Siria, Jordania, Libani të bashkohen në një shtet të vetëm.Anglezët e mbështetën këtë plan, mbase me bashkimin e Sirisë dhe Libanit do të mund të arrinte qëllimin që të fundos kontrollin Francez në këto shtete. Egjipti nuk e mbështeti këtë bashkim, ngase ishte e shqetësuar për humbjen e tiparit si Shteti më i madh Arab.Ky plan nuk u realizua për shkak të dobësimit të Anglezëve në vend, dhe përpos bashkimit Siria-Egjipti (në vitet e 60'ta)nuk janë bërë asnjë bashkim tjetër mes shteteve arabe.
Misionet diplomatike te Irakut ne bote

Me krijimin e shtetit të Izraelit filloi një marrëdhënie e re mes Shteteve Arabe dhe Turqisë. Me ndikimin e SHBA'së, Turqia e njohu Izraelin dhe kjo nuk u mirëprit nga shtetet Arabe. Për të ulur përgjigjet negative, Turqia provoi të afrohet me Irakun dhe e nënshkroi Paktin e Bagdatit.

Në Korrik të vitit 1979 Saddam Husseini u zgjodh kryetar vendi në vend të Hasan El Bekir.Një ngjarje tjetër e rëndësishme në këtë vit ishte edhe Revolucioni Islamik në Iran në vitin 1979. Për të përfituar nga ndryshimi i regjimit në Iran, Iraku shpalli luftë kundër Iranit.Kjo luftë nuk solli fitues, por solli humbje të mëdha njerëzore e ekonomike, ku të dyja palët pas 8 vitesh luftë, arritin të ndalin luftën me nënshkrimin e armëpushimit.

Lufta e Ftohtë edhe pse ndikoi shumë Bashkimin Sovjetik e SHBA'në ndikoi edhe në Lindjen e Mesme.
Misionet diplomatike te Irakut ne bote

Iraku, në Gusht të vitit 1990 pushtoi Kuvajtin për arsye se ky shtet nxirrte naftë në territoret e diskutuara.Iraku shpalli se kishte zgjeruar kufirin, dhe më 19 qytetet e Kuvajtit ishin mbrenda kufirit Irakian. Me qëndrimin kundër zgjedhjes së problemit, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe disa shtete me krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës filloi të formojë bazë ushtarake në Arabinë Saudite. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, bëri paralajmërimin e fundit Irakut që të tërhiqet nga Kuvajti deri më datën 15 Janar 1991.Më 17 Janar 1991 filloi Lufta e Gjirit, dhe më 27 Shkurt 1991 Kuvajti u çlirua. Me përfundimin e Luftës së Gjirit filluan problemet me Kurdët në Veri, dhe Shiitët në Lindje. Forcat e Sigurisë Irakiane e shtypën këta probleme, dhe si pasojë më shumë se një milion Kurdë janë vendosur në Turqi dhe Iran.
Misionet diplomatike te Irakut ne bote

Me pretendimin e spastrimit të armëve balistike, çlirimin e popullit Irakian nga regjimi Bathistë, dhe stopimin e mbështetjes së Saddam Husseinit kundër terroristëve, koalicioni ushtarak në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe filloi sulmin mbi Irakun. Sulmi ajror filloi më 20 Mars 2003, dhe me përcjelljen e operacioneve tokësore forcat e koalicionit më 9 Prill 2003 hyrën në Bagdat, dhe e rrëzuan regjimin e Saddam Husseinit. Më 15 Prill tërë Iraku ishte nën kontrollin e forcave të koalicionit.
Misionet diplomatike te Irakut ne bote

Publikuar: 29.09.2013 | 13:29
Lexuar: 1154 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime