E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky film amerikan e hijësoi bllokbasterin "Avatar", i cili gjithashtu, ishte i nominuar për tetë çmime në BAFTA, ndërsa të dy filmat konsiderohen për favoritë për Oskarin e sivjetmë.
The Hurt Locker, filmi më i mirë në BAFTA











Drama për luftën në Irak "The Hurt Locker" shpallet për film më të mirë në ndarjen e mbrëmshme të çmimeve të Akademisë Britanike të Filmike (BAFTA) në Londër, duke fituar gjashtë statueta.

Ky film amerikan e hijësoi bllokbasterin "Avatar", i cili gjithashtu, ishte i nominuar për tetë çmime në BAFTA, ndërsa të dy filmat konsiderohen për favoritë për Oskarin e sivjetmë.

Për filmin "The Hurt Locker", Ketrin Bigallou e fitoi çmimi për regjinë më të mirë, dhe ajo është femra e parë e cila është shpërblyer me këtë mirënjohje.

Për aktor më të mirë është shpallur Kolin Firt për rolin në filmin "A Single Man", ndërsa për aktoren më të mirë Keri Magilan për rolin në filmin "Arsim".

Çmimi BAFTA për vepër jete i takoi aktores Vanesa Redgrejv.

Spektakli 3D shkencoro-fantstik "Avatar", të cilin e regjisoi ish-bashkëshorti i laureates Bigallou, e fitoi çmimin për efekte speciale.

Të dy regjisorët, të cilët ishin në martesë tre vite, do të garojnë edhe më 7 mars në ndarjen e Oskarëve për të cilat filmat e tyre do të kenë nga nëntë nominime.

Çmimet BAFTA llogariten si një prej treguesve më të besueshëm të cilët do të jenë fituesit e Akademisë Amerikane të Filmit.

Vitin e kaluar "Sulmdog Millionaire" i Deni Bojllit fitoi shtetë çmime të BAFTA-s, duke e përfshirë çmimin për film më të mirë, ndërsa disa ditë më vonë mori edhe tetë Oskarë.

Publikuar: 22.02.2010 | 18:15
Lexuar: 1381 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime