E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

SEDM si një nga nismat më të vjetra në rajon, potencoi Xhaferi, jep kontribut të madh në proceset e integrimit rajonaë dhe prëforcimit të dialogut ndërmjet vendeve.
Xhaferi: Maqedonia fuqimisht i është përkushtuar bashkëpunimit rajonal




Republika e Maqednisë i është përkushtuar avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimti rajonal në të gjitha sferat e jetës shoqërore, prëfshirë edhe mbrojtjen. Përforcimi i bashkëpunimit rajonal është nxitje për përforcimin e mëtutjeshëm të stabilitetit rajonal dhe të sigurisë globale.

Këtë e theksoi minsitri i Mbrotjes i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi gjatë takimit të sotëm të Forumit për bashkëpunim të sigurisë të vendeve nga Ballkani Perëndimor - SEDM, si pjesë e takimit gjithpërfshirës rajonal minsitror në Slloveni.

SEDM si një nga nismat më të vjetra në rajon, potencoi Xhaferi, jep kontribut të madh në proceset e integrimit rajonaë dhe prëforcimit të dialogut ndërmjet vendeve.

Duke folur për njëri nga projektet më të vërejtur të SEDM-së, Brigadën e Evropës Juglindore - SEEBRIG, minsitri Xhaferi i përshëndeti përpjekjet për gjetjen e angazhimit adekuat të brigadës në operacionet e kryesuara nga NATO-ja, nga BE-ja dhe nga OKB-ja, në pajtim me kapacitetet dhe aftësitë e veta.

Duke folur për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, Xhaferi, kumtoi sot MM, theksin e vuri në trajsnimin e përbashkët, stërvitjet, projektet e përbashkëta, si dhe pjesëmarrjen e përbashkët në operacione paqësore. Si rrëfim i suksesshëm i përmendi Qendrën rajonale për marrëdhënie me opinionin e cila prej qershorit të këtij viti është qendra e 26-të partnere e NATO-s, si dhe Qendrën për trajnim mjekësor e cila prej vitit të kaluar i përmbushi kushtet të shndërrohet në qendër rajonale.

Poligoni i armatës "Krivollak", plotësoi minsitri, paraqet një kapacitet serioz i cili mund të shfrytëzohet nga ana e armatave të vendeve të NATO-s, armatave të vendeve nga rajoni, përfshirë edhe armatat e vendeve-anëtare të SEDM-së.

Takimi gjithpërfshirës rajonal ministror në Slloveni, i cili rrumbullakësohet me takimin e Forumit për bashkëpunim të sigurisë, qëndron në kumtesë, është një mundësi e re për racionalizim, si dhe koordinim më të afërt dhe sinkronizim i bashkëpunimit mbrojtës rajonaë në Evropën Juglindore dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Publikuar: 03.10.2013 | 16:12
Lexuar: 653 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime