E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky zbulim mendohet se do të ketë vlera në studimet mbi Leonardon dhe konsiderohet si zbardhja e një prej thrillerave më të bujshëm të historisë së artit.
Zbulohet vepra e Leonardos









“Ka tre lloje njerëzish: ata që shikojnë, ata që shikojnë kur u tregojnë dhe ata që nuk shikojne”. E mendonte kështu gjeniu universal Leonardo Da Vinci, i cili pas 500 vitesh vazhdon t'i mbajë studiuesit me sytë mbërthyer në veprat e tij të artit.

Pas pesë shekujsh është zbuluar misteri i portretit të Isabella D'Este, njërës prej grave më influencuese të periudhës së Rilindjes. Ai ekziston dhe është pjesë e një koleksioni privat të një familjeje në Zvicër.

Lajmin e bën të ditur e përjavshmja “Sette”, e gazetës italiane “Corriere della Sera”. Versioni i vizatuar i pikturës është prej kohësh në muzeun Louvre, në Paris.

Specialistët kishin gjetur letrat e markezës së Mantovës, gruas në portret, e cila i kërkonte Da Vincit që ta bënte me ngjyra vizatimin, por nuk dinin asgjë për veprën e kompletuar, ndaj kishin hedhur hipoteza se skicimi nuk ishte kthyer kurrë në kuadro dhe se ishte një përgatitje për të realizuar Mona Lisan.

Sipas studiuesit të Leonardos, Carlo Pedretti, pas tre vitesh e gjysmë studimi kërkimor, janë tre elementët bindës se vepra është e Da Vincit:

pigmentet janë të njëjtat me veprat e tjera të tij, përgatitja e telajos është siç i përshkon vetë Leonardo në Traktatin e famshëm ku janë përmbledhur të gjitha shpikjet e tij, drita fluoreshente e perdorur mbi kuadron ka nxjerrë në pah një libër të vogël të pikturuar, njësoj si ai që gjendet në skicimin që ruhet në Louvre.

Tani studiuesit po punojnë për të gjetur cilët janë elementët e shtuar në kuadro nga dy dishepujt e Leonardos, të cilët u jepnin dorën përfundimtare veprave të papërfunduara të tij.

Ky zbulim mendohet se do të ketë vlera në studimet mbi Leonardon dhe konsiderohet si zbardhja e një prej thrillerave më të bujshëm të historisë së artit.

Por, misteret e mendjes gjeniale, që krijoi mes shumë të tjerash Darkën e Fundit apo Mona Lisan dhe buzëqeshjen e saj enigmatike, vazhdojnë...

Publikuar: 05.10.2013 | 23:46
Lexuar: 1022 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime