E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rilindasit tanë e kanë nisur veprimin e kombëtarisë me apelin “gegë dhe toskë, myslimanë dhe të krishterë, bëhuni tok” tregon që ka pasur një problem mes gegëve dhe toskëve.
Mustafa Nano: Problemi i dikotomisë gegë-toskë, i zgjidhur







Mua më ka intriguar gjithmonë dikotomia gegë-toskë. Rilindasit tanë e kanë nisur veprimin e kombëtarisë me apelin “gegë dhe toskë, myslimanë dhe të krishterë, bëhuni tok” tregon që ka pasur një problem mes gegëve dhe toskëve. Problemi ka qenë një mungesë e madhe komunikimi. Deri në vitin 1850 komunikimi ishte gati zero, mund të bëhej në kuadër të Perandorisë Osmane, më pak në diasporë, por deri në vitin 1900 ishte sporadik. Pastaj me krijimin e shtetit shqiptar nisi procesi i kompaktësimit nacional që mund të quhet i finalizuar. Gjëja më e rëndësishme që duhet thënë është që kultura shqiptare, njerëzit që janë marrë me kulturë gjatë gjithë kohës janë sjellë me shumë kujdes për këtë çështje, toskët kanë qenë të kujdesshëm kur kanë folur për gegët dhe anasjelltas. Në këtë kuptim, njerëzit e kulturës kanë luajtur një alamet roli në kompaktësimin e hapësirës shqiptare, gjë që nuk ka ndodhur me politikën. Politika këtë lloj problemi e ka bartur dhe pak përpjekje ka bërë për ta zgjidhur. Po problemin e dikotomisë gegë-toskë unë e quaj të zgjidhur, ndërsa problemi tjetër, sëmundja që unë e quaj një nga sëmundjet kongjenitale të kombit, është ajo që ka të bëjë me strukturën shumë fetare të shoqërisë sonë, që ne do ta mbartim përjetësisht dhe ne do të mbetemi si komb për sa kohë do ta kemi kuruar mirë këtë sëmundje. Kur kjo sëmundje të acarohet, do dalë nga kontrolli, kombi shqiptar nuk do ekzistojë më.
mapo.al

Publikuar: 09.10.2013 | 15:08
Lexuar: 1044 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime