E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deputetët në Parlamentin e Maqedonisë kanë vazhduar sot me debatin mbikëqyrës ndaj institucioneve shtetërore për shfrytëzimin e IPA- fondeve.
IPA-fondet, Qazimi dha llogari






Në prezantimin e projekteve të realizuara nga IPA- t, drejtorja e Qendrës për arsimin e të rriturve (QAR) Lindita Qazimi tha se sa u përket përfitimeve të Qendrës me realizimin e IPA- projektit për binjakëzim (tuining), në korrik të vitit 2013 ka mbaruar implementimi i IPA projektit "Mbështetje për ngritjen e kapaciteteve të Qendrës për arsimin e të rriturve, Zhvillim i programeve arsimore për të rriturit për shkrim-leximdhe përfundimin e arsimit fillor për personat e përjashtuar".

Ajo nënvizoi se ky projekt ka zgjatur 22 muaj dhe është implementuar në partneritet francezo-spanjol. “Projekti përbëhej nga 3 komponentë edhe atë: ngritjen e kapaciteteve të Qendrës për arsimin e të rriturve, zhvillimin e programeve për arsimin e të rriturve të cilat çojnë deri në kualifikim apo pjesë të kualifikimit dhe programe për përfundimin e arsimit fillor për personat e përjashtuar.

Qëllimi i këtij projekti ishte përforcimi i kapaciteteve të punësuarve të Qendrës për arsimin e të rriturve, përgatitjen dhe realizimin e gjashtë pilot- programeve për arsimin e të rriturve, sipas nevojave të tregut të punës si dhe përgatitjen dhe realizimin e gjashtë pilot -programeve për arsimim funksional të personave të përjashtuar”, nënvizoi drejtoresha Lindita Qazimi.

Sipas saj, është e nevojshme të theksohet se me realizimin e këtij projekti, Qendra për Arsimin e të rriturve u bë institucion i njohur dhe u promovua si para institucioneve shtetërore, ashtu edhe para sektorit joqeveritare, institucioneve të cilat mbajnë trajnime dhe qytetarëve të cilët janë të interesuar të kyçen në procesin e arsimimit.

Publikuar: 09.10.2013 | 21:03
Lexuar: 944 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime