E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Më herët, mediat shtetërore siriane thanë se njerëz të armatosur hapën zjarr ndaj një autokolone të kryqit të kuq në një aks rrugor të provincës Idlib.
Siri, rrëmbehet 6 vullnetarë të Kryqit të Kuq!






Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq lajmëroi sot se 6 prej aktivistëve të tij janë marrë peng në veriperëndim të Sirisë. Sipas organizatës, persona të armatosur kanë marrë peng 6 prej vullnetarëve të saj, ndërsa nuk dihet asgjë rreth fatit të tyre. Më herët, mediat shtetërore siriane thanë se njerëz të armatosur hapën zjarr ndaj një autokolone të kryqit të kuq në një aks rrugor të provincës Idlib. Kryqi i Kuq thotë se ka patur mjaft vështirësi për të siguruar liri veprimi në disa zona kyçe të vendit ku ka të plagosur nga konflikti. Një zëdhënës i kësaj organizate bëri thirrje për lirimin e 6 pengjeve, të cilët janë me misione humanitare në Siri dhe nuk mbështesin asnjë palë në këtë konflikt.

Publikuar: 13.10.2013 | 19:02
Lexuar: 793 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime