E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Maqedonia në mënyrën më të turpshme mbyll ciklin eliminator, ndërsa humbja 5:1 nxorri në sipërfaqe probleme të shumta në kampin e kombëtares. Maqedonia u ndal në vendin e fundit me vetëm 7 pikë, të dala nga dy fitore, një barazim dhe 7 disfata.
Kaos në kombëtaren e Maqedonisë?
Pas ndeshjes Serbi – Maqedoni 5-1





Të martën në mbrëmje u mbyllën eliminatoret për Botërorin “Brazil 2014”, ndërsa rezultatet në Grupin A, aty ku bën pjesë kombëtarja e Maqedonisë janë krejtësisht të kundërta me dëshirat në start të eliminatoreve. Maqedonia u deklasua në Jagodinë nga Serbia me 5-1, duke u ndalur në vendin e fundit me 7 pikë, pas Skocisë , e cila mundi Kroacinë me 2-0 dhe pas Uellsit, që u ndal me barazim 1-1 në terrenin e Belgjikës. Ushtruesi i detyrës së seleksionuesit të Maqedonisë, Zoran Stratev pas ndeshjes theksoi se është i dëshpëruar me sjelljen e disa futbollistëve, të cilët sipas tij nuk kanë dhënë maksimumin dhe nuk kanë treguar disiplinë në terren, ndërsa një pjesë e tyre ka kërkuar edhe të zëvëndësohen. Stratev nuk dëshiroi të shpalos emrat futbollistëve që dëshpëruan, por paralajmëroi një analizë të plotë të ngjarajeve që ndodhën në Jagodinë dhe poashtu paralajmëroi se nëse qëndron në krye të detyrës së trajnerit të kombëtares së Maqedonisë, një pjesë e madhe e futbollistëve nuk do të vesh fanellën e Maqedonisë në ciklin e ardhshëm eliminator.

Agim Ibraimi sulmohet nga ata  që nuk meritojnë  fanellën e reprezentacionit

AGIM IBRAIMI MË I GODITUR?!

Në qendër të vëmendjes sërisht ishte Agim Ibraimi, por futbollisti i Kaljarit megjithatë nuk do kujtojë për të mirë ndeshjen e fundit, jo nga disfata e thellë, por nga sjellja e kolegëve të tij në ekipin kombëtar. Edhe pse ishte ndër pikat e vetme pozitive të Maqedonisë në pjesën e parë me Serbinë, të ndarë ndoshta në klane, futbollistë të caktuar kanë tentuar të hedhin fajin në adresë të Ibraimit. Shqiptari s’ka duruar akuzat e pabaza dhe është përgjigjur me refuzim ntë paraqitjes në pjesën e dytë, ndërsa stafit teknik i ka potencuar faktin se nuk ka kurfarë disipline dhe përgjegjësie në lojë. Në fillim të fraksionit të dytë nga loja është larguar edhe Muhamed Demiri. Situata në ekipin kombëtar të Maqedonisë nuk është në nivelin e duhur, ndërsa nëse vërtetohen dyshimet për formime klanesh atëherë situata vërtet po del nga kontrolli. /Alsat-m/

Publikuar: 16.10.2013 | 19:05
Lexuar: 895 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime