E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas efekteve që shihen, vajza ka përdorur drogën e quajtur krokodil e cila bëhet në kushtet shtëpiake dhe është tepër e rrezikshme.
Droga e kthen vajzën në 'përbindësh' (VIDEO)





Është publikuar një video e tmerrshme që është xhiruar në rrugët e Nju Jorkut, ku shihet një vajzë e droguar dhe reagon si një "zombi".

Video është publikuar nga faqja e internetit " LiveLeak " dhe ka shokuar shikuesit me veprimet e vajzës së droguar e cila merr sulme paniku në sjelljet e saja.

Sipas efekteve që shihen, vajza ka përdorur drogën e quajtur krokodil e cila bëhet në kushtet shtëpiake dhe është tepër e rrezikshme.

Kohët e fundit mjekët në SHBA po i frikësohen së tepërmi një lloj droge të re, të quajtur krokodil, e cila shkakton efekte anësore të tmerrshme, duke gërryer apo ngrënë mishin e përdoruesit.

Disa raste janë shënuar javët e fundit në Arizona të SHBA-ve, ndërsa mjekët i frikësohen përhapjes së një epidemie.

Droga krokodil është mjaft popullore në Rusi, ajo përgatitet në kushte shtëpie dhe është tri herë më e lirë se heroina. Ajo krijohet nga përzierja e kodeinës dhe benzinë apo naftë të përpunuar dhe injektohet përmes shiringave në trupin e përdoruesit.

Publikuar: 17.10.2013 | 11:10
Lexuar: 1325 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime