E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në rastin do të dëshmojë edhe ish prokurori dhe kryetar i tanishëm i Senatit, Pjetro Graso.
Presidenti italian dëshmitar në proces gjyqësor për komplot mes shtetit dhe mafisë






Gjykata në Palermo sot vendosi t'i bëjë thirje presidentit italian Xhorxho Napolitano si dëshmitar në rastin për komplot kriminel mes shtetit dhe mafisë.

Në dokumentacionin për rastin, në të cilin janë involvuar si shefa të mafisë, ashtu edhe më shumë politikanë, figurojnë transkripta të hollësishme nga bisedat e përgjimeve telefonike mes Napolitanos dhe ish ministrit të Punëve të Brendshme Nikolla Mançino.

Paraprakisht, Gjykata Kushtetuese konfirmoi se transkriptat nuk mund të shfrytëzohen në proces. Sipas vendimit të sotëm shefi i shtetit mund të dëshmojë, por nuk mundet t'u bëjë dëm interesave të pushtetit.

Procesi gjyqësor, i cili ka për qëllim të sqarojë nëse në fillim të viteve të 90-ta nga shekulli i kaluar ka pasur komplot kriminel mes shtetit dhe mafisë, filloi në muajin maj në Palermo. Bëhet fjalë për seri të sulmeve terroriste, të cilat e goditën Italinë në atë periudhë.

Pas sulmeve qëndroi organizata kriminele "Koza nostra", e cila tentoi që nga qarqe qeveritare të nxjerrë "zbutje" lidhur me nenin e posaçëm në Kodin penal, i cili ka të bëjë me aktivitetet mafioze. Si rezultat të kësaj nga burgu atëherë janë liruar mbi 300 mafiozë.

Në lidhje me rastin para gjykatës janë nxjerë dhjetë persona, mes të cilëve "kumbari" Toto Rina, i arrestuar në vitin 1993, i cili vuan dënim me burg të përjetshëm. Para gjykatës është nxjerrë edhe ish ministri i Punëve të Brenshme, Nikolla Mançino.

Në rastin do të dëshmojë edhe ish prokurori dhe kryetar i tanishëm i Senatit, Pjetro Graso.

Publikuar: 17.10.2013 | 18:19
Lexuar: 578 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime