E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për lëvizje të vërtetë të integrimit të Maqedonisë, ai pret dhe dëshiron aksion të koncentruar nga shumë organizata për forcimin e zgjidhjes për emrin.
Analistët gjermanë:








Komisioni evropian në Raportin për Republikën e Maqedonisë, këtë herë në mënyrë të qartë kërkon që Këshilli i Evropës ta pranojë rekomandimin e pestë, me çka do të fillonte procesi i skriningut, e paralelisht do të zgjidhej kontesti me emrin, komentojnë për Dojçe Vele-n analistë gjermanë dhe njohës të rajonit.

Ata në mënyra të ndryshme "e lexojnë" Raportin për përparimin e Maqedonisë, por, janë unik, se dokumenti është mjaft i saktë, i hollësishëm dhe i drejtë. Parimisht bëhet fjalë për raport me materie "të njohur", në të cilin ndjehet frustrim i Komisionit që propozimi i tij me vite nuk "merret parasysh" nga ana e Këshillit të Evropës. Ka edhe një varg vërejtjesh, pothuajse në të gjitha kapitujt të cilët e analizojnë procesin reformues në Maqedoni.

"Është për t'u menduar që Komisioni në rastin konkret ka mundur të japë raport shumë më neutral për Maqedoninë. Por, nuk e bëri këtë dhe jep rekomandimin e pestë, që është edhe një sinjal se dëshiron të punohet në mënyrë më energjike në zgjerimin, madje edhe kur ajo është hap pas hapi, e jo prej sot për nesër", konstatoi eksperti për Ballkanin, prof. dr. Hans-Jirgen Akst.

Hollësisht e ka shqyrtur dokumentin dhe sipas tij, më tepër bëhet fjalë për "raport për pezullim, për stagnim". E interpreton kështu, sepse, siç thotë, nuk ka zhvendosje në zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqinë, e për atë shkak nuk ka përparim as në procesin eurointegrues.

"Duhet të thuhet se Komisioni evropian jep propozim të mirë: kërkohet fillim i procesit inkuadrues dhe zgjidhje e kontestit rreth emrit në stadiumin e hershëm të negociatave. Për këtë propozim të Komisionit vlen të mendohet, sepse jep mundësi për përparim. Qeveria në Shkup, njejtë si edhe ajo në Athinë, e dinë mirë se negociatat inkuadruese në çdo moment mund të ndërpriten. Për atë arsye, konsideron se ka mjaft mundësi që të bëhet presion ndaj të dyja palëve për t'u arritur gatishmëri për kompromis. Nga ajo që shihet në Maqedoni, mbetet përshtypja se vendi më me dëshirë ka pikëpamje drejt së kaluarës, në antikë (shembull Shkupi 2014) se sa drejt detyrave të shumta të cilat duhet të zgjidhen dhe të cilat nuk janë përfunduar. Fatkeqësisht, duhet të them se mungon edhe impulsi të cilin do të duhej ta ketë nga ana e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të mund të shkohet përpara", konsideron profesori Akst.

Për dr. Oliver Shvarc, ekspert për politikë evropiane nga Universiteti Duizburg-Esen, në rekomandimin e pestë pozitiv për hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë, Komisioni është shumë i qartë dhe drejtpërdrejtë kritik ndaj Këshillit Evropian. Ai thekson se në raportin e KE-së në mënyrë eksplicite i tregon Këshillit se vihet në pikëpyetje tërë kredibiliteti i zgjerimit dhe se pret që Këshilli përfundimisht ta realizojë përgjegjësinë e saj dhe për shkak të raporteve pozitive ta shpërblejë Maqedoninë.

"Thuhet se ekziston Dialog në nivel të lartë, i cili si instrument dhe mes zgjidhjes, sipas Komisionit, i ka harxhuar mundësitë e veta. Kjo do të thotë se duhet të bëhet hapi i ardhshëm-të hapen negociatat inkuadruese. Komisioni për herë të parë, tani mjaft qartë thotë se është i gatshëm ta fillojë skriningun, gjegjësisht hapin e ardhshëm të procesit inkuadrues pa hapje zyrtare të negociatave. Kjo mund të jetë situatë mjaft interesante në javët e ardhshme dhe do të thotë se përderisa Këshilli nuk është në gjendje dhe nuk ka vullnet të sjellë vendim për Maqedoninë, atëherë Komisioni vetë do të fillojë me skrining", komenton Shvarc.

Për lëvizje të vërtetë të integrimit të Maqedonisë, ai pret dhe dëshiron aksion të koncentruar nga shumë organizata për forcimin e zgjidhjes për emrin.

"Nuk është pyetje vetëm kontesti me emrin dhe ndjeshmëria e të dyja palëve. Ndërkohë është sjellë në pikëpyetje kredibiliteti si në Union, ashtu edhe në NATO. Këto institucione përpiqen për stabilitet. Maqedonia duhet të bëhet anëtare e tyre që për momentin është e pamundur. Nga ana tjetër, nën mbështetje të Kombeve të Bashkuara negociuesit Nimic me dekada të tëra është aktiv, por pa asnjë rezultat. Kjo, do të thotë shumë organizata të cilat mund të bashkohen në një 'treshe', e cila do të mund t'i forcojë negociatat për zgjidhjen e kontestit me emrin. Duhet të mendohet edhe nëse Komisioni nuk duhet të dërgojë sinjal të qartë deri te Këshilli ministror për obstruksionin e Turqisë, me çka do të theksohej se bllokadat e reja nuk mundet më të tolerohen", sqaron dr.Shvarc.

Për të, status-kuo situata e re është jashtëzakonisht e rrezikshme. Tani ka propozime edhe për kandidatët e rinj, si për shembull Shqipëria. Përderisa ndodh që Shqipëria ta kalojë Maqedoninë në procesin e integrimit, kjo do të jetë shumë kritike për marrëdhëniet ndëretnike. Situata të ashpra me siguri nuk dëshirojnë as Unioni, as NATO-ja, e me siguri jo edhe Greqia.

Në Samitin në Selanik në vitin 2003, u dha sinjal për prespektivat evropiane të të gjitha shteteve nga Ballkani. Për këtë jam i habitur që në prioritetet e udhëheqësisë së Greqisë me Unionin nuk është zgjerimi?! Agjenda e tillë nuk besoj se do të kalojë dhe mendoj që kjo temë do të imponohet vetëvetiu për shkak se do të duhet të miratohen edhe vendime konkrete, nënvizon Oliver Shvarc.

Dr. Dushan Reliq, ekspert për Ballkanin dhe udhëheqës i byrosë në Bruksel i Fondacionit gjerman për shkencë dhe politikë, megjithatë, duke i parë jo vetëm raportet e ndara për vendet, por edhe strategjinë rreth zgjerimit të cilën Parlamentit Evropian ia propozon Komsioni mendon se ka zhvendosje të synimit. Tani thotë, në qendër janë temat ekonomike dhe sociale, kjo është kështu sepse kriza ekonomike në rajon te anëtarët potencialë zgjat pa ndërprerë prej vitit 2008-2009 me pikëpamje të dobëta për tejkalim të shpejtë.

"Për këtë mendoj se Komisoni Evropian këtë herë raporteve për progres u kushtoi kujdes të posaçëm në cilën mënyrë mund të ndihmojë në tejkalimin e krizës ekonomike. Për Maqedoninë, megjithatë, kyçe mbetet marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit rreth emrit, ndërsa në Raport theksohet edhe kontesti i ri bilateral mes Shkupit dhe Sofjes, i cili në ndonjë moment mund të shfaqet si pengesë" nënvizon Reliq.

Ai është kategorik se Komisioni nëpërmjet formave të ndryshme si për shembull Dialogut të nivelit të lartë dëshiron ta zhvendosë procesin nga pika e vdekur, madje edhe vetëm me progres teknik dhe harmonizimin e dispozitave ligjore të BE-së dhe Maqedonisë. "Qëndrimi në një vend" dhe lëvizja në qark sips Reliq nuk është e mirë.

Publikuar: 18.10.2013 | 11:53
Lexuar: 1433 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime