E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas paraqitjes impresionuese që bëri këtë fundjavë në Bundesliga, Gotze është optimisht për të ardhmen e tij në Alianz Arena.
Gotze: Pep fantastik, luaj ku të ketë dëshirë trajneri
Pas paraqitjes së mirë ndaj Mainzit ku u fut në fushë si zëvendësues për t’i ndryshuar fytyrë lojës së Bajernit, mesfushori i bavarezëve Mario Gotze gjen kohën për të lëvduar të pabesueshmin Pep Guardiola duke shfaqur besimin se kampionët e Europës do të përforcohen akoma më tepër në drejtimin e spanjollit. Pas paraqitjes impresionuese që bëri këtë fundjavë në Bundesliga, Gotze është optimisht për të ardhmen e tij në Alianz Arena.

“Është e dukshme që Pep Guardiola ka cilësi të pabesueshme. Ai do të ndihmojë skuadrën si dhe cdo individ të saj të zhvillohet akoma më tepër. Synimi ynë është që të luajmë edhe më mirë se Bajerni i vitit të kaluar. Deri më tani pritshmëritë e mia janë përmbushur. Unë kërkoja një sfidë të re, të mësoja gjëra të reja dhe një filozofi të re, dhe gjithshka ka qenë shumë emocionuese që nga fillimi”.

Pas paralajmërit publik nga Guardiola se lojtarët e tij duhet ta pranojnë cdo vendim të tijin nëse nuk duan të ketë probleme, Gotze nënvizoi se ai është i lumtur që të luajë kudo që trajneri do të ketë nevojë më tepër, pasi objektivi për të fituar një fanellë titullari mbetet prioritet për të në këtë moment.

“ Nuk shqetësohem aspak për pozicionin tim. Unë mund të luaj si mesfushor, si sulmues i fshehtë, si organizator apo edhe përpara. Për fat të mirë ambientohem kudo. E vetmja që më intereson është që të luaj për një periudhë të gjatë kohe. Sa më shumë të luaj, aq më në formë do të jem. Minutat që luajta me Gjermaninë kundër Suedisë dhe në ndeshjen e fundit me Bajernin më kanë bërë shumë mirë”.

Publikuar: 21.10.2013 | 18:57
Lexuar: 631 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime