E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

PA veçmë ka kërkuar nga Këshilli Evropian dhe nga Eurokomsioni në shenjë proteste për shkak spiunimit amerikan që ta suspendojë marrëveshjen mes BE-së dhe SHBA-së
Europarlamenti do ta hetojë aferën e spiunimit




Një delegacion i Parlamentit Evropian po përgatitet të udhëtojë për në Uashington që t'i hetojë akuzat për spiunim masiv të evropianëve nga ana e shërbimeve sekrete amerikane.

Nëntë anëtarë të Komitetit për liritë e qytetarit të Europarlamentit deri në fund të muajit në Uashington do të bisedojnë me një serë funksionarësh, kongresmenësh dhe përfaqësues amerikan të sektorit civil që të konfirmohen faktet lidhur me aferën e spiunimit, e cila me javë të tëra shkakton tensioneve në drejtimin Uashington-Bruksel.

Vizita është paralajmëruar dy ditë pasi mediat gjermane dhe amerikane publikun se Agjencia amerikane për siguri kombëtare (NASA), përveç që i ndjek komunikimet elektronike të milionë qytetarëve të rëndomtë, i përgjon edhe telefonat celular të kancelares gjermane dhe liderëve të tjerë evropian.

PA veçmë ka kërkuar nga Këshilli Evropian dhe nga Eurokomsioni në shenjë proteste për shkak spiunimit amerikan që ta suspendojë marrëveshjen mes BE-së dhe SHBA-së për këmbimin e të dhënave për terroristë potencial.

Publikuar: 25.10.2013 | 15:14
Lexuar: 621 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime