E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

1863. - Themelohet Unioni i futbollit anglez.
26 tetor, histori







- Festë kombëtare në Austri.

1685. - Lindi Domeniko Skarlati, kompozitor italian dhe virtuoz në klaviçemba. Ka kompozuar më shumë se 550 kompozime për klaviçemba.

1826. - Lindi politikani hungarez LLajosh Mocari, zhemelues dhe kryetar i Partisë së Pavarur opozitare të Hungarisë, deputet dhe luftëtar shumëvjeçar për barazi të të gjithë kombësive në Hungari.

1837. - Lindi Karl Koldevej, hulumtues polar gjerman. Ai ishte udhëheqës i ekspeditës gjermane të Polit Verior në vitin 1868. Vdiq më 18 maj të vitit 1908.

1863. - Themelohet Unioni i futbollit anglez.

1863. - Në Gjenevë filloi konferenca katërditore ndërkombëtare e 14 vendeve ku është themeluar Kryqi i Kuq dhe janë shpallur parimet të cilat në vitin 1864 shërbyn si bazë për miratimin e Konventës së Gjenevës për mbrojtjen e viktimave nga luftërat.

1896. - Në Adis Abeba nënshkruhet marrëveshje paqesore mes Italisë dhe Abisinisë (Etiopia e sotme) me çfarë është pranuar pavarsia e saj.

1905. - Për shkak të mossuksesit të revolucionit në Rusi, punëtorët në Petrograd e themeluan Këshilin e parë.

1905. - Suedia e njohu pavarësinë e Norvegjisë.

1911. - Proklamohet Republika e Kinës.

1917. - Brazili i shpalli luftë Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore.

1919. - Lindi shahu iranian Mohamed Reza Pahlavi, monark i Iranit nga viti 1941 deri në 1949. Duke qeverisur në mënyrë autokratike, në vitin 1953 ka shkaktuar krizç kushtetuese.

1955. - Parlamenti austriak e pranoi Ligjin për pavarësi të përhershme të vendit. Kjo ditë festohet si festë kombëtare e Republikës së Austrisë.

1994. - Izraeli dhe Jordani nënshkruan marrëveshje me të cilën pas 40 viteve edhe formalisht përfundoi gjendja e luftës mes dy shteteve.

2004 - Parlamenti izraelit e miratoi planin e kryeministrit Ariel Sharon për tërheqje të ardhacakëve izraelitë nga Rripi i Gazës dhe nga pjesët e Bregut Perëndimor, të okupuara në vitin 1967.








Publikuar: 26.10.2013 | 08:09
Lexuar: 1087 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime