E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hysaj thotë se dialogu mes një besimtari dhe një jobesimtari është dialog i vjetër sa vet njerëzimi.
“Dialog me mikun ateist” sonte në Teatrin e Tetovës
Në Teatrin e Tetovës sonte prej orës 20:00 do të jepet premiera e shfaqjes së bazuar në veprën e autorit Mustafa Mahmud.

Regjisori i këtij projekti teatror, Fadil Hysaj, në një intervistë ekskluzive për KultPlus, ka deklaruar se shfaqja vjen në skenë si dramë religjioze, në kornizat e një drame psikologjike në të cilën personaliteti i një personazhi është i ndarë në dysh: Në atë që beson në Zot dhe në atë që dyshon në ekzistimin e Tij.

Në aspektin tematik sikurse libri “Dialog me mikun ateist” i Mustafa Mahmudit, ashtu edhe dramatizimi dhe inskenimi si shfaqje teatrore, krijon një mundësi të reflektimit religjioz të spektatorëve në një nivel filozofik dhe psikologjik, duke e trajtuar lëndën tematike në dy linja kundërthënëse, që e sfidojnë njëra-tjetrën përmes situatave që nuk janë rezultate të një konflikti verbal mes dy njerëzve që nuk pajtohen me njëri tjetrin por ballafaqim mes dy pikëpamjeve, njëra religjioze e tjetra ateiste, me gjithë arsenalin argumentues që mund të posedojë njëra palë kundrejt tjetrës.

Hysaj thotë se dialogu mes një besimtari dhe një jobesimtari është dialog i vjetër sa vet njerëzimi. Ky dialog, nëse nuk ndodhë si në veprën e Mustafa Mahmudit, mes dy personazhesh me pikëpamje të kundërta, atëherë jo rrallë ndodhë brenda një personi që brenda vetes ka edhe njeriun që beson, sikurse ka atë që bie nga besimi.

Ky është dramatizimi dhe inskenimi i parë i kësaj vepre, pohon Hysaj.
Besimtarin e luan Muzafer Etemi, ndërsa Ateistin Elmir Sejfullai.
Shfaqja është pjesë e repertorit të rregullt të Teatrit të Tetovës. Premiera është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë, sikurse shfaqjet e tjera të këtij teatri.

Publikuar: 28.10.2013 | 15:20
Lexuar: 986 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime