E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 250 garues nga 25 klube nga: Kosova, Shqiperia, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Murtishi i KK Drini kampion në Gjilan
Turneu i VIII ndërkombëtar në karate “Katana Open 2013”





Në qytetin e Gjilanit të Republikës së Kosovës, të dielën, nën organizim të KK Dardania dhe Federatës së Karatesë së Kosovës u zhvillua turneu i VIII ndërkombëtar në karate “Katana Open 2013”. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 250 garues nga 25 klube nga: Kosova, Shqiperia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Klubi i karatesë „Drini“ nga Struga ka marrë pjesë me pesë garues: Zana Xheladini në Kata 10-11 vjet dhe Kumite 10-11 vjet në peshën +38kg, Ilira Xheladini në Kata 12-13 vjet dhe Kumite 12-13 vjet në peshën -43kg, Xhevit Tairi në Kata 10-11 vjet dhe Kumite 10-11 vjet në peshën +42kg, Beqir Borova në Kata 12-13 vjet dhe Kumite 12-13 vjet në peshën -44kg dhe Shaban Murtishi në Kumite senior në peshën -60kg.

Në fund të garave KK Drini fitoi tre medalje prej tyre një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë. Ka shkëlqyer Shaban Murtishi, i cili me meritë u stolis me medalje ari, i cili në luftën finale ishte më i mire se kampioni i Kosovës, duke e fituar me rezultat 2:0. Zana Xheladini u stolis me dy medalje edhe ate: të argjendtë në Kumite dhe të bronztë në Kata. Pa medalje mbeten garuesit e tjerë, por pa fajin e tyre. „Garuesit e mi ishin shumë të mirë, por gjyqtarët ishin të pandërgjegjshëm, duke anuar për garuesit e tyre. Duhet të them se drejtësia në këtë aktivitet dhe në përgjithësi është pika më e dobët e karatesë kosovare. Në fund falënderoj Komunën e Strugës që u përkujdes të mbuloj harxhimet e rrugës“, tha Alim Hajredini, trajner i KK Drini nga Struga.


Publikuar: 28.10.2013 | 17:30
Lexuar: 781 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime