E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ban i lavdëroi Beogradin dhe Prishtinën, për shkak të përpjekjes së tyre të vazhdueshme në dialog, i cili udhëhiqet nën përprahje të BE-së.
Ban: E rëndësishme është që zgjedhjet në Kosovë të kenë sukses





Suksesi i zgjedhjeve të ardhshme, veçanërisht në veri të Kosovës është i rëndësishëm për konsolidimin e ardhshëm të paqes dhe stabilitetit të Kosovës, vlerësoi sot sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun në raportin e rregullt tremujor.

Situata e sigurisë në Kosovë në përgjithësi është e qetë, me incidente të kohë pas kohëshme etnike, ku të dy palët tregojnë përkushtim të rritur në ndalimin e tensioneve në teren, me qëllim të mundësojnë dialog mes Beogradit dhe Prishtinës dhe implementimin e marrëveshjes që të shkojnë më tutje, citohet në raport, lajmëroi Tanjug.

Ban theksoi se vazhdon implementimi i marrëveshjes së Brukselit, por edhe paralajmëron se edhe pse udhëheqësia e Serbisë e përkrah pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale, ende ekziston fushatë e fuqishme në veri të Kosovës kundër daljes në zgjedhje.

Ban i lavdëroi Beogradin dhe Prishtinën, për shkak të përpjekjes së tyre të vazhdueshme në dialog, i cili udhëhiqet nën përprahje të BE-së.

Ai theksoi se liderët e Serbisë dhe Kosovës në sfidat e shumta, të cilat janë paraqitur në atë proces janë përgjigjur me "vizion dhe qëndrueshmëri".

Ai i falenderoi përfaqësuesen e lartë të BE-së Kethrin Eshton, ku rolin e saj në negociata e vlerësoi si kyç.

Publikuar: 29.10.2013 | 11:25
Lexuar: 628 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime