E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Momentalisht kryhet ekspertizë në vendin e aksidentit automobilistik.
Tre këmbësorë janë lënduar në një aksident automobilitsitk në Bërvenicë








Një vajzë dy-vjeçare ka marrë lëndime më të rënda, ndërsa motra e saj tre-vjeçare dhe B.S.(50) të gjithë nga Bërvenica kanë marrë lëndime më të lehta trupore pas aksidentit automobilstik që ndodhi rreth orës 9 në hyrje të fshatit Bërvenicë të Tetovës.

Zëdhënësi SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski informoi se te të tre kalimtarët është përplasur një automjet motorrik "lada" me targa tetove, i drejtuar nga S.S (58) nga Bërvenica.

Vajça dyvjeçare me lëndime më të rënda në kokë menjëherë është çuar në Klinikën në Shkup, ndërsa motra e saj dhe 50-vjeçarja B.S. janë transportuar në spitalin e Tetovës që tu jepet ndihma mjekësore.

Momentalisht kryhet ekspertizë në vendin e aksidentit automobilistik.

Publikuar: 29.10.2013 | 13:37
Lexuar: 723 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime