E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Drejtuesit e Klubit të Mundjes “Liria”, nga Shkupi, të cilët njëherit janë edhe në pozita të larta drejtuese në Federatën e Mundjes së Maqedonisë, gjatë ditës së martë (29.10.2013), qëndruan në USHT
Drejtuesit e KM ,,Liria” e uruan Prof. Dr. Vullnet Ametin për zgjedhjen Rektor i USHT-së







Drejtuesit e Klubit të Mundjes “Liria”, nga Shkupi, të cilët njëherit janë edhe në pozita të larta drejtuese në Federatën e Mundjes së Maqedonisë, gjatë ditës së martë (29.10.2013), qëndruan në USHT, ku u takuan edhe me Rektoin, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Qëllimi i këtij takimi ishte urimi për Prof. Dr. Vullnet Ametin, me rastin e zgjedhjes së tij Rektor i USHT-së.

Në delegacionin e K.M. “Liria”, i cili udhëhiqej nga z. Betim Vranezi, kryetar i këtij klubi dhe njëherit nënkryetar i Federatës së Mundjes të Maqedonisë, mernin pjesë edhe z. Amet Ademi, nënkryetar i KM “Liria”, Lulzim Vranezi, trajner i KM “Liria” dhe njëkohësisht seleksionues i reprezentacionit të Maqedonisë në kategorinë e seniorëve, Sedat Baftiu, selektor për kadetë dhe Sufjan Ismaili, trajner i KM “Liria” dhe pjesë e stafit të trajnerëve në Federatën e Mundjes të Maqedonisë.

Udhëheqësi i delegacionit të KM “Liria”, z. Betim Vranezi, theksoi se qëllimi i vizitës së sotme është kryesisht që të urojnë Rektorin, Prof. Dr. Vullnet Ameti si ish sportist, aq më tepër mundës, për zgjedhjen e tij Rektor të USHT-së, duke ofruar me këtë rast edhe bashkëpunimin e parezervë të KM “Liria”, por edhe të Federatës së Mundjes së Maqedonisë me USHT-në, pasi siç tha ai, jo vetëm KM “Liria”, por edhe shumë klube të tjera sportive, por jo vetëm të tillët i kanë borxh këtij Universiteti.

“Të tre pjesëtarët e delegacionit që janë edhe pjesë e stafit të trajnerëve, Lulzim Vranezi, ish kampion i shumëfishtë shtetëror, Sedat Baftiu dhe Sufjan Ismaili, përpos si sportistë mjaft të dalluar, kanë qenë edhe studentë të USHT-së, respektivisht Fakultetit të Kulturës Fizike.

Rektori i USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, pasi i falënderoi mysafirët për urimet, theksoi se USHT gjithmonë ka qenë e hapur për sportistët dhe veçanërisht për kampionët. Ai, me këtë rast përmendi edhe faktin se në korridoret e Fakultetit të Kulturës Fizike, qëndrojnë fotografitë e të gjithë kampionëve, ish studentë të USHT-së, në mesin e të cilëve qëndron edhe fotografia e kampionit të shumëfisht të Maqedonisë dhe “Gongut të artë”, Lulzim Vranezi.

Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti, po ashtu u shpreh pozitivisht për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me klubet sportive, por edhe me federatat e ndryshme, siç është edhe Federata e Mundjes e Maqedonisë.
Drejtuesit e KM ,,Liria” e uruan Prof. Dr. Vullnet Ametin për zgjedhjen Rektor i USHT-së

Publikuar: 29.10.2013 | 18:26
Lexuar: 1098 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime