E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Personazhet e Sofokliut apo të Antikës janë të eksponuar në padrejtësi dhe vuajtje, por sidoqoftë, në fund, kanë një farë shprese për të ardhmen sepse atyre ju dërgohet mesazhi për bashkim dhe pajtim.Te Mileri kjo e ardhme është e errët dhe e pasigurtë dhe nuk jep shpresë, ndërsa njerëzit pas një kohe janë të detyruar të zgjedhin anë.
Monodrama
Sonte në kuadër të festivalit "Skupi Festival" në Teatrin Shqiptar në Shkup do të interpretohet monodrama "FILOKTETI".

Kjo monodramë, e cila do të interpretohet nga aktori Ismet Ramadani, i cili me të njëjtën mori titullin Magjistër i aktrimit në Fakultetin e Artit Dramatik në Shkup, bazohet në tekstet e Sofokliut dhe Arthur Miler.

Personazhet e Sofokliut apo të Antikës janë të eksponuar në padrejtësi dhe vuajtje, por sidoqoftë, në fund, kanë një farë shprese për të ardhmen sepse atyre ju dërgohet mesazhi për bashkim dhe pajtim.Te Mileri kjo e ardhme është e errët dhe e pasigurtë dhe nuk jep shpresë, ndërsa njerëzit pas një kohe janë të detyruar të zgjedhin anë.

Kjo paraqitje skenike tenton që përmes krahasimit të tregohen dallimet e personazhit të Filoktetit te dy autorët.

Në një farë mënyre kjo është një shfaqje e vogël për njeriun dhe fatin e tij. Bota gjithnjë e më shumë bëhet një vend i keq për të jetuar, jeta e njeriut bëhet e pa vlerë dhe fati i tij krejtësisht bëhet i pasigurtë, kjo gjendje për njeriun do të ngel e pandryshuar nëse ai vet nuk tenton ta ndryshoj atë.

Shfaqja luhet në Skenën e Podrumit të teatrit shqiptar, dhe numri i biletave është i kufizuar deri në 100

Publikuar: 07.11.2013 | 14:09
Lexuar: 1037 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime