E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rreth 1.200 policë janë sistemuar nga fundi i javës në këtë rajon malor, ku çdo ditë qindra emigrantë po tentojnë ta kalojnë kufirin.
Bullgaria ktheu mbi njëqind emigrantë nga kufiri me Turqinë


Bullgaria gjatë fundjavës nga kufijtë e saj me Turqinë ktheu mbi njëqind emigrantë ilegalë, deklaroi përfaqësuesi i MPB-së bullgare Svetllozar Llazarov.

Sipas tij, një grup emigrantësh është ndaluar në kufirin Stranxha në juglindje të Bullgarisë.

Rreth 1.200 policë janë sistemuar nga fundi i javës në këtë rajon malor, ku çdo ditë qindra emigrantë po tentojnë ta kalojnë kufirin.

Llazarov shfaqi pritje se situata do të qetësohet.

"E bllokuam kufirin dhe do të hapim qendra të reja pranuese për vendosjen e emigrantëve, por ata që ballafaqohen me internim ose nëse përpunimet e kërkesave për azil i kanë në vijim, nuk do të munden që vullnetarisht t'i braktisin.

Njerëzit të cilët janë në problem të dukshëm humanitar, siç janë nënat me fëmijë, do të vendosen në qendra dhe kërkesat e tyre do të përpunohen me procedurë të përshpejtuar", thotë Llazarov.

Ministri bullgar i Punëve të Brendshme Cvetllin Jovçev javën e kaluar paralajmëroi plan aksional në pajtueshmëri me të cilin do të përshpejtohet procesi për dëbimin e emigrantëve ekonomikë nga vendi, i cili tashmë është i ngarkuar me problemin e varfërisë. Jovçev tha se emigrantët të cilët "nuk kanë bazë të kërkojnë status humanitar ose të refugjatëve" do të dëbohen nga Bullgaria në afat prej tre ditësh.

Ai shfaqi bindje se numri i emigrantëve në mënyrë drastike do të zvogëlohet nga viti i ardhshëm falë masave të përforcuara të sigurisë përgjatë kufirit me Turqinë, pikë kryesore të hyrjes së emigrantëve në Bullgari.

Në Bullgari vetëm këtë vit kanë mbërritur rreth 8.800 emigrantë, prej të cilëve 60 për qind sirianë.

Publikuar: 11.11.2013 | 09:33
Lexuar: 646 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime