E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë vizitës, studentët tanë shkëmbyen mendime dhe ide me studentët e universiteteve të tjera pjesëmarrës në këtë panair arsimor.
Studentët e USHT-së e vizituan Panairin për Studime në Francë


Studentët e Programit studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Frënge, të udhëhequr nga shefi i Katedrës së Gjuhëve Romane në USHT, morën pjesë në Panairin për Studime në Francë, i organizuar nga Ambasada e Francës në Republikën e Maqedonisë dhe Instituti francez në Shkup.

Pjesëmarrja e studentëve të USHT-së në këtë aktivitet realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe pason ftesën e bërë nga ambasadorja Laurence Auer gjatë vizitës së realizuar kohë më parë në USHT.

Studentët e këtij programi studimor theksuan se organizimi i Panairit për studime në Francë ishte një mundësi e mirë për t’u njohur me kushtet dhe prioritetet që u ofrojnë universitetet më prestigjioze franceze për studime pasuniversitare, si dhe ofrimin e bursave nga Ambasada franceze në Shkup.

Po ashtu, një segment tjetër i rëndësishëm, përpos njohjeve të respektueshme, Prof Ismail Kamberi e çmon lartë edhe ftesën e bërë për anëtarësim të asocuar të USHT-së në Agjencinë Universitare Frankofone, e cila i përfaqëson universitetet frankofone më prestigjioze në nivel ndërkombëtar.

Gjatë vizitës, studentët tanë shkëmbyen mendime dhe ide me studentët e universiteteve të tjera pjesëmarrës në këtë panair arsimor.

Me qëllim të zgjerimit të diturive dhe përfitimit të praktikave të reja, vizita dhe pjesëmarrje të ngjashme kanë realizuar edhe studentët e fakulteteve të tjera të USHT-së.
Studentët e USHT-së e vizituan Panairin për Studime në Francë
Studentët e USHT-së e vizituan Panairin për Studime në Francë
Studentët e USHT-së e vizituan Panairin për Studime në Francë

Publikuar: 12.11.2013 | 13:31
Lexuar: 1064 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime