E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ka fituar gjithçka me Bayernin e Mynihut. Tani i mungon vetëm një trofe që ta ketë të gjithin për vete, Topi i Artë dhe Franck Ribery nuk e fsheh se e dëshiron me çdo kusht këtë çmim
Ribery i bindur se e meriton Topin e Artë










Ka fituar gjithçka me Bayernin e Mynihut. Tani i mungon vetëm një trofe që ta ketë të gjithin për vete, Topi i Artë dhe Franck Ribery nuk e fsheh se e dëshiron me çdo kusht këtë çmim. Francezi ishte një ndër protagonistët kryesorë që ndihmoi klubin bavarez drejt 3 titujve, mes të cilëve edhe ai i Champions League. Ribery mori çmimin e lojtarit më të mirë të UEFA-s dhe tani konsiderohet si një nga favoritët për Topin e Artë.

“Topi i Artë? 2013 është viti im. Kam menduar jo pak herë për këtë çmim. Më jep më shumë fuqi. Që të jem i sinqertë, mendoj se e meritoj për atë që bëj në fushë. Synoj të arrij në nivelin më të mirë dhe të rritem profesionalisht. Cmimi i lojtarit më të mirë në Europë më dha forcë. Isha lojtar i mirë më parë, por tani jam edhe më i mirë. Te Bayerni të gjithë besojnë se duhet ta fitoj unë Topin e Artë. Madje bashkëshortja ime ka bërë gati vendin në shtëpi se ku do të vendoset”.

Eshtë krejtësisht i bindur francezi i bavarezëve se do të jetë ai që do të marrë në duar trofeun në mbrëmjen gala të 13 Janarit. Për Bayernin e këtij sezoni, Ribery tha se Guardiola i ka dhënë shumë liri në skuadër dhe tekniku spanjoll nuk ka tentuar të kopjojë stilin e Barçës siç kishin dyshime shumë njerëz, sepse ai e di që Bayerni një klub krejt ndryshe./SuperSport/

Publikuar: 14.11.2013 | 14:05
Lexuar: 699 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime