E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Luiz Felipe Scolari foli pas suksesit bindës 5-0 në miqësoren me Hondurasin, fitorja e 11-të kjo për brazilianët në 12 ndeshjet e fundit.
Scolari: Brazili nën presion? Shpallemi kampionë
Trajneri i Brazilit nuk mendon se Selecao do të jetë nën presion në Kupën e Botës vitin e ardhshëm, përkundrazi është i bindur se do të kurorëzohet kampion. Luiz Felipe Scolari foli pas suksesit bindës 5-0 në miqësoren me Hondurasin, fitorja e 11-të kjo për brazilianët në 12 ndeshjet e fundit. Në takimin e luajtur në Miami, serinë e golave e hapi Bernard, e vazhduan Dante, Maicon, Willian dhe e përfundoi Hulk. Pyetjes se si do të ndihet kombëtarja në botërorin që do të zhvillohet në tokën braziliane, Scolari iu përgjigj pa asnjë mëdyshje.

“Nuk ka asnjë presion. Do të jemi ne kampionët e botës”.

Eshtë hera e dytë që një pyetje e tillë i bëhet teknikut brazilian. Më parë ai tha se nëse do të kishte dyshime, do të qëndronte në shtëpi për ta parë botërorin nga televizori. 5 lojtarë të ndryshëm shënuan ndaj Hondurasit, megjithatë Scolari nuk është i bindur se rezultati pasqyron balancën e vërtetë të lojës.

“5-0 nuk tregon shumë. Ashtu si luajtëm mund të kishte përfunduar 2-0 apo 3-0. Golat erdhën nga disa momente shpërthyese që i shfrytëzuam. Me nivelin që kemi në ekip, rezultati është i mirë. Pamë atë që donim të shikonim nga lojtarët”.

Nga Miami drejt Torontos. Të Martën, kombëtarja braziliane takimin e radhës miqësor e ka në Kanada me ekipin e Kilit.

Publikuar: 17.11.2013 | 13:36
Lexuar: 646 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime