E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vllahoviç u arrestua nga autoritetet e rendit në Spanjë pasi akuzohet për krime lufte. Vllahoviq u vendos në Spanjë, pasi u arratis nga një burg në Podgoricë në vitin 2001.
Vllahoviq: Kam vrarë dhe kam djegur 100 mysliman








Serbi Veselin Vllahoviq i ka deklaruar policisë spanjolle se ka vrarë mbi 100 myslimanë dhe ka djegur trupat e tyre, shkruan e përditshmja spanjolle "El Pais".

Vllahoviç u arrestua nga autoritetet e rendit në Spanjë pasi akuzohet për krime lufte. Vllahoviq u vendos në Spanjë, pasi u arratis nga një burg në Podgoricë në vitin 2001.

Ai akuzohet nga drejtësia boshnjake për vrasje, dhunime dhe tortura ndaj joserbëve gjatë kohës së luftës në Bosnjë.

Mediat spanjolle e kanë cilësuar Vllahoviqin si "monstra e Gërbavicës".

Fëmijët dhe gruan e tij gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë i kishin vrarë formacionet myslimane, shkruan gazeta. Vlahovic u arrestua në vendin Altea, dhe sipas “El Pais”, ai pranoi se ishte udhëheqës i formacionit paramilitar Beli Andjeli (Engjëjt e Bardhë), pjesëtarët e të cilit gjatë luftërave në Ballkan të viteve të 90-ta kishin dhunuar shumë femra.

Sipas të dhënave të zyrtarëve spanjollë, ekzistojnë tri fletarreste ndërkombëtare për Vlahovic. Ndërkohë, ai në Spanjë akuzohet për disa plaçkitje dhe për pjesëmarrje në gjuajtje me armë në një klub nate.

Ministria e Drejtësisë në Serbi ka paralajmëruar të enjten se do të kërkojë nga organet spanjolle ekstradimin e Veselin Vlahovic, i cili në Serbi kërkohet për mbajtjen e dënimit prej 7 vjetësh burg, të shqiptuar nga Gjyqi i Qarkut në Novi Sad, për shkak të vrasjes.

Ekstradimin e Vlahovicit, i cili është shtetas i Malit të Zi, përveç Serbisë e kanë kërkuar edhe BeH dhe Mali i Zi. Sipas zyrtarëve të BeH, ekstradimi i tij në BeH është kërkuar për shkak se akuzohet për krime lufte ndaj civilëve, ndërsa Mali i Zi për shkak të ikjes së tij nga burgu në Spuz, ku po e vuante dënimin e shqiptuar për vepra të dhunshme dhe plaçkitje.

Për shkak të krimeve të luftës të kryera ndaj popullatës civile në BeH, kundër Vlahovic tashmë po zhvillohet edhe një proces gjyqësor në Gjykatën e lartë të Malit të Zi. Vlahovic, që njihet me nofkën “Monstrumi nga Grbavica”, ka ikur nga burgu i Spuzit, afër Danilovgradit, në vitin 2001.

Publikuar: 05.03.2010 | 05:16
Lexuar: 1214 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime