E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këngët e albumit të fundit të saj ishin shkruar pas ndarjes së saj me DJ e Radio 1, Greag James, duke rezultuar me një numër baladash zemër thyese.
Ellie Goulding: ''Nuk ndihem më e turpëruar''












Ajo është përfolur shumë për shkak të ndryshimit të stilit të saj gjatë javëve të kaluara por ka thënë se nuk ndihet e turpëruar për këto ndryshime.

''Nuk mendoj se duhet të jem krejtësisht e mbuluar. Mund ta vesh një fustan gjysmë të zbuluar dhe njerëzit nuk befasohen më me mua'', ka thënë Goulding për ''The Sun''.

Vetëbesimi i ka ndihmuar që albumi i saj të gjendet në rrethin e albumeve më të shitura, duke shitur më shumë se dhjetë milionë kopje të top-këngëve ''Lights'', ''Anything could happen'' dhe ''Burn''.

''Nuk mendoj se kam një fytyrë tejet të bukur dhe të gjithë e dinë që mendoj kështu. Por, me të vërtetë nuk mund të ndihem më e turpëruar. Çdonjëri në Amerikë e di se bota është ndryshe për secilin prej nesh'', ka thënë Ellie.

Këngët e albumit të fundit të saj ishin shkruar pas ndarjes së saj me DJ e Radio 1, Greag James, duke rezultuar me një numër baladash zemër thyese.

Ajo sqaron se është ndier shumë e vetmuar, por tani e ndjen se këngët e saj të reja përmbajnë një energji të re rreth dikujt që kinse është pjesë e re e jetës së saj.

Këngëtarja thotë se është me të vërtetë beqare dhe po i pëlqen.
Ellie Goulding
Ellie Goulding
Ellie Goulding
Ellie Goulding

Publikuar: 18.11.2013 | 16:37
Lexuar: 878 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime