E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ju falënderoj për shqetësimin tuaj, por ju siguroj se ajo ndjehet shumë mirë”, ka thënë zëdhënësi i saj.
Rita: Mos u shqetësoni, jam mirë










Këngëtarja kosovare Rita Ora ishte dërguar me urgjencë në spital pasi ishte alivanosur derisa po realizonte një seancë fotosh për koleksionin e modës ‘Material Girl’.

Ajo është parë duke u dërguar me autoambulancë në spital, ku i është ofruar ndihma dhe më pas është liruar për në shtëpi.

Mjeku i cili e ka trajtuar David Farcy, ka thënë se ajo është trajtuar për rraskapitje dhe dehidrim, por se ndjehet mirë.

Pasi shumë fansa të saj e kanë shfaqur shqetësimin për shëndetin e saj, edhe këngëtarja u është përgjigjur përmes zëdhënësit të saj, duke i siguruar ata se çdo gjë është në rregull me të dhe së shpejti do t’i kthehet punës.

“Ju falënderoj për shqetësimin tuaj, por ju siguroj se ajo ndjehet shumë mirë”, ka thënë zëdhënësi i saj.

Publikuar: 20.11.2013 | 10:42
Lexuar: 850 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime