E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nuk e kishte menduar se jeta në Greqi do t’i kishte marrë këtë kthesë. 33-vjeçari me origjinë nga Tepelena është djali që prej 10 vitesh ndryshon imazhin e artistëve të njohur të showbiz-it grek, kryesisht këngëtareve dhe modeleve.
Zbulohet parukieri shqiptar që ndryshon imazhin e VIP-ave grekë












Në listën e klientëve të tij VIP janë: Christos Dandis, Papakostandinou, Ralia Christidou, Melina Aslanidou, Eirini Merkouri, Fani Drakopoulou, Ioanna Koutalidou, Amarillis Economou, Angeliki Iliadi, Thanos Petrelis, Nikos Ikonomooulos, Jorgos Jasemis, Kalibatsis, Boulas, apo artistet shqiptare, Erinda Dimo dhe Savina Lois. Në filim i dridheshin duart kur modelonte flokët e tyre, tani jo më. Ja si ia ka dalë mbanë.

“Si arrita të hyj mes artistëve grekë”

Dikur as që mund ta kishte menduar se mund t’i shihte aq pranë, ndërsa tani ato ia kanë besuar atij pamjen e tyre. Vajzat e momentit në skenat dhe pasarelat greke, para se të të dalin para publikut kalojnë minuta të tëra me Edmond Orucin, djalin nga Shqipëria, i cili kujdeset totalisht për look-un e tyre. “Kam pothuajse 10 vjet që punoj si parukier profesionist dhe make up artist në Greqi, ndërkohë që kam mbaruar një kurs për fotograf”, është prezantimi që Edmond bën për gazetën “Panorama”.

Më tej ai shton; “ëndrra ime ishte që një modeleje t’i bëja krehje, grim dhe foto dhe ia kam arritur qëllimit”. E tashmë emri i tij qarkullon në të gjitha mjediset artistike të Athinës. “Në përgjithësi kam bashkëpunuar me artistë të ndryshëm grekë, kryesisht me këngëtare në videoklipet e tyre, fotot për CD, fotot për afisha në lokalet ku punojnë, apo kopertina revistash. Kam bashkëpunuar gjithashtu me skenografët më të njohur si; Kostas Kapetanidi, Jorgos Gavalos, Manolis Giraki apo me kompanitë “SONI BMG”; “HEAVEN; VIRUS MUSIC”, vazhdon rrëfimin e tij djali me sy blu. Por jo vetëm kaq, me besimin që u ka dhënë personazheve VIP, shumë prej tyre kanë preferuar të zgjedhin Edmondin, kur dalin kopertinat e revistave prestigjoze greke; “NIXTA LIVE”; “OK” apo “TOWN TOWN”. Por nëse do të kthente kokën pas nuk do kishte kujtime aq të bukura, sesi kishte mundur të arrinte deri këtu. Kujton se është larguar në moshën 18-vjeçare me not nga Saranda drejt Korfuzit.

“E vërteta është se nuk ishte ashtu si e prisja, por kur je i ri çdo sfidë e përballon më lehtë. Njëkohësisht në këtë periudhë ku punoja në një lavazh makinash, u futa në shkollën profesionale “AMARANDOS” për Parukieri, ku mora dhe diplomën me 20 pikë, dhe… ja ku jam!” Tani që ia ka arritur, çfarë ndjesie ka ai si mashkull për të kuruar të bukurën?! “Në punën time më pëlqejnë shumë gjëra. Në radhë të parë më pëlqen krijimi dhe fantazia për të bërë gjëra të reja.

Më pëlqen komunikimi, lidhja me njerëzit, me pëlqen që u jap atë që duan kur më thonë: bravo, je artist! Më pëlqen kur jam me një këngëtare dhe e bëj gati të dalë në pistë, kur shikoj punën time në poster në rrugët e Athinës, kur punoj për një videoklip, më pëlqen kur ulet një kliente në karrige dhe pret ta bëj të bukur…. Më pëlqen që Zoti e bëri femrën të bukur dhe unë mundohem ta ruaj këtë bukuri sa më natyrale”, e mbyll rrëfimin e tij parukieri dhe estetisti, Edmond.

Publikuar: 05.03.2010 | 06:03
Lexuar: 2915 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
edlira duraku (09/03/2010 19:31:49) te uroj suksese dhe pune te mbare.
alma.v (11/03/2010 01:35:41) Urimet e mia.kam pare punet e edmondit dhe kam ngelur e mahnitur.e pergezoj shume per punen.do doja shume te stilohesha te pakten njehere nga ato duar te arta.
anonim (16/03/2010 05:39:10) Urime...jam e habitur nga puna jote...
irena (13/05/2010 02:26:05) Complimenta , kam ngelur e mahnitur nga te gjitha stilimet e krijuara nga Edmondi, me behet shume qejfi dhe na ben te ndihem krenar qe patrioti im ka arritur te realizoje endrren ,dhe te behet kaq i sukseshem ne profesionin etij! Une i uroj shume suxese dhe realizime !!!
eni (21/07/2011 21:45:34) bravo bravo je i mrekudhueshem
nga eni



eni te uroj suksese

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime