E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

E rikthyer në jetën e zakonshme, e eliminuara më e fundit nga edicioni i tretë i "BB", shkodrania Graciela Kiri, duket se akoma nuk është shkëputur nga përjetimet e 35 ditëve të qëndrimit të saj në shtëpinë, të cilën me humor ajo e quan "një tip burgu modern në dy javët e fundit dhe një burg prej së vërteti në tre javët e para". E ardhur në Shkodër në mbrëmjen e së hënës, Graciela tregon për pritjen nga babai i saj i verbër dhe reagimet e përshtypjet pas largimit nga "BB". Për "Shekullin", Graciela flet për emocionet e gjithë javës që për të do rezultonte e fundit brenda shtëpisë së "BB", dhe, madje, mosrealizimin prej saj të provës së javës brenda në shtëpi e shikon si ndjesi të asaj që mund të eliminohej.
Graciela flet për 'burgun', BB e dashurinë e Klodit me një djalë



















"Pata shumë emocion kur u vendosëm të gjithë të nominuarit pranë dhe kur mbetëm dy, unë edhe Klodi, atëherë ndjesia që kisha më parë se për mua kjo pjesëmarrje do mbaronte këtu, mu shtua. Më kaloi nëpër tru menjëherë homoseksualizmi i Klodit dhe mendova se një fakt i tillë, i duhet "BB" brenda, jo për gjë tjetër, por vetëm për të bërë show aty brenda dhe pse jo dhe ndonjë tip Love Story me ndonjë tip alla Bledi ose ndonjë tjetër, dhe kështu isha unë ajo që do dilja. Kjo, pasi Erjoni kishte një histori, Kikes (Hakiut) i bënë një surprizë dhe kur bëhet surprizë do thotë se nuk del, i vetmi që nuk kishte asgjë në katër të nominuarit ishte Graciela dhe ajo do dilte. Jo se Graciela nuk i duhej shtëpisë, nuk duhej aty brenda. Kur shkuam të dy tek dhoma e rrezikut, u binda përfundimisht, pasi ne nuk ishim përkrah njëri-tjetrit. Klodi tentonte të rrinte larg dhe ishte i freskët, në kuptimin i qetë, sikur e dinte se nuk do dilte. Kur u tha emri im, u mundova me mbajt qetësinë dhe reagimet e mundshme, ndonjë nerv apo lot, dhe ia arrita për momentin. Më erdhi keq shumë, por ishte një lojë që filloi një të shtune dhe mbaroi një të shtune tjetër, 35 ditë". Graciela thekson "se gjithçka ishte e mirorganizuar, kam dalë me sy mbyllur pa e ditë se ku po shkoj, rrugës në makinë shoferi e shoqëruesi më jepnin kurajë, por nuk kam folur, vetëm kam thënë "kishte të tjerë me dalë përpara meje". Në studio më kishte humbë sensi i kohës.

"U mrekullova kur pashë një ambient të tillë skenik, një "Big" skenë që nuk e kisha parë asnjëherë. Emocione kur kam hyrë dhe skena aq e madhe mu duk befas shumë e vogël kur eca në të, madje dhe Arbana që më dukej larg, e arrita me një hap. Ishte shumë emocion dhe po të më pyesnin për diçka isha e bindur se nuk do përgjigjesha, me gjithë provokimet e Arbanës dhe analistit. Më inkurajoi kur Arbana më tha ti do bëhesh prezantuese. Duartrokitjet e publikut ishin ngrohëse. Emocioni më gllabëronte, por nuk doja të dilte ndonjë gjë që nuk duhej".

Graciela ka ardhur të hënën prapa dhe të parën vizitë e ka bërë tek qendra ku ndodhet babai i saj. Ai e ka marrë vesh se kam dalë që të shtunën dhe kam fol me të në telefon. Ardhja ime e ka ringjallur, pasi gjatë 35 ditëve ka qenë jo mirë me shëndet, madje siç më tregon motra, Ana, pas dy javësh që unë isha në "BB", babai ka qenë shumë sëmurë dhe ajo ka menduar të kontaktojë me organizatorët për të më nxjerrë jashtë, pasi ka menduar se babai nuk do arrinte të jetonte të nesërmen në mëngjes. Sapo kam hyrë në qendër dhe jam përshëndetur me punonjëset, më ka dëgjuar zërin dhe ka tentuar të çohet në këmbë. Nuk e dija se më donte aq shumë.

Në rast se të tjerët kanë thënë sa keq që doli Graciela, babai ka thënë sa mirë që doli. Përjetova emocione po aq të forta njëlloj si ditën kur para se të hyja shkova ta përshëndes." Duke iu rikthyer asaj që ka përjetuar në shtëpinë e "BB", Graciela tregon se e ka kuptuar se duhet të bëjë aktoren për të ecur dhe thosha sa mirë po ec Kika që bën aktorin. Loja është e tillë që aty vlen të jesh aktor që nga momenti kur zgjohesh e deri sa fle, në çdo sekondë. Vetëm kjo të krijon mundësinë të jesh në finale dhe pse jo dhe fitues. Pyes veten pse dola, tani që kjo tashmë është realitet. Dola pikërisht se nuk munda të jem fals, nuk jam shtirë, kam qenë origjinale, vetvetja. Por, dhe përballja me një homoseksual, pederast apo lesbike, për femrat siç e quan populli, ishte shumë e madhe dhe e vështirë.

Kjo jo, sepse publikut i intereson shumë një gjë e tillë, por në "BB" duhej një person i tillë për të parë se çfarë ndodh, çfarë bën ai me 14 të tjerë të rinj aty, apo dhe ndonjë histori të mundshme me Bledin, për të cilin Klodi ka njëfarë simpatie dhe mund të them se e ka peshkuar që jashtë. Unë jam ambientuar shumë mirë edhe me shtëpinë e vjetër, madje kur laheshim me ujë të ftohtë kam thënë "jepi se nuk dorëzohet oficerja e policisë". Situata deri diku ka qenë e vështirë. Domenika më ka gjuajtur, më ka ngacmuar e provokuar që në fillim, por u tërhoq kur e pa se nuk po reagoj. Ajo u mor me Jetmirin, por ai nuk e kishte problem se është i vendosur dhe mundet të bëjë gjithçka për me arrit finalen. Nuk jam bërë palë me askënd, dhe kjo ndoshta ka qenë minus për mua. Kam qenë ndër të parët që kam reaguar ndaj sjelljeve jo korrekte të Jetmirit ndaj Valentinës, pasi Jetmiri bëri një lojë të rrezikshme nga e cila nuk doli ai fajtor, por Xhimi. Kam arrit të kuptoj shumë gjëra. Nuk u bëra pjesë e asnjë klani a grupi dhe kjo mund të ketë ndikuar në nominim e eliminim.

Në jetën e përditshme kemi mundësi me u shmang prej personave që nuk na pëlqejnë, ndërsa aty je i detyruar të bashkëjetosh me ato njerëz, dhe pse jo ka raste kur mund të lozin nervat vendit, siç ka qenë një rast me Klodin që më fyeu shumë dhe arrita t'i them faleminderit. E kisha vu në plan që të duroja, është lojë nervash, është laborator me shpëla trurin. Kam mësuar se duhet me durosh, se kur dikush të bën nervoz nuk duhet të reagosh, por ta lejosh atë të bëhet me nerva dhe Graciela të tallet me nervat e tij. Kam mësuar falsitete që nuk dua t'i zbatoj në jetën e përditshme, por t'i di po, jam përshtatur kushteve, dhe kam provuar gatime që nuk më kishte rënë rasti t'i haja më parë. Nuk kam qenë e durueshme sa duhet.

Jo se nuk e kam ditur, por kam mësuar se duhet të reagosh me doreza, mos me i thanë gjërat drejtpërdrejt dhe duhet të jesh diplomat". Lidhur me të ardhmen ajo thekson se do mundohet të jetë korrekte me jetën e saj, punën, shoqërinë edhe me ato që janë aty brenda, do rri me ato që më pëlqen të rri, thotë ajo. Njerëzit më kanë pritë mirë, dhe mund të them se 100 metër rrugë në këmbë e kam bërë për 50 minuta, pasi më ndalonin njerëz, të njohur, por më shumë që nuk i kisha parë asnjëherë dhe më përqafonin e më pyesnin për babën. Unë do jem të shtunave në transmetim, gjithmonë nëse baba do jetë mirë. Nuk kam ndonjë emocion më, thjesht e shoh si lojë të dikujt tjetër, nostalgji për shtratin tim e ambientet e reja, vazhdojnë, poshtërsitë, hatërmbetjet etj.


Kam dëshirë të shkojnë në finale Erjoni, Bertina, Kika, e ndonjë tjetër. Kam deklaruar që në fillim se hyra në "BB" për të larë një kredi dhe për të mundësuar transplantin e së paku një syri për babën që të kishte mundësi të njihte fëmijët e tij, botën, ishte diçka që nëna ime e filloi e nuk arriti ta mbaronte. Nuk u bë".

Ndërsa, lidhur me Ergysin, me të cilin Graciela është prej dy vitesh, ajo shton se edhe ai ka qenë aplikant dhe fitues për të hyrë bashkë në "BB", por në momentin që u është komunikuar kanë diskutuar shumë mes tyre, nëse do ishte më mirë apo jo për të hyrë bashkë. Gjykuam se po të ishim të dy loja sa e bukur do ishte e vështirë, pasi situatat do përballoheshin dyshe dhe jo individuale, e përbashkët, dhe arritëm në atë që ishte njëri dhe Ergysi u tërhoq. Tani gjithçka shkon normalisht".

Pas deklarimit të tij si person me prirje homoseksuale, dje djali nga Lezha duke biseduar me një nga banoret ka pohuar si i pëlqen një nga djemtë.

Klodi i tregon Enxhit se ka rënë në dashuri me një djalë brenda në shtëpi. Enxhi bëhet shumë kurioze për të ditur se cili është, por Klodi tregohet shumë misterioz. Ajo i kërkon që të paktën t'i japë një shenjë që ajo ta kuptojë, por ai është shumë i rezervuar. Enxhi i përmend disa emra djemsh, por sërish Klodi nuk shpreh asgjë, por i thotë se së shpejti do e marrë vesh, pasi do shprehet. Enxhi i lutet që t'i tregojë dhe e pyet nëse ai djalë është i lidhur apo jo dhe Klodi i përgjigjet se është pak e komplikuar. Enxhi nuk arrin që të zbulojë gjë. Banorët dalin të gjithë në kopsht dhe ndahen në dy grupe.

Në të dy grupet hapet kjo bisedë për Klodin, por askush nuk e di se cili është ai që Klodi pëlqen. Klodi tregon se ai djalë ka bërë një gjest dhe nga ai gjest e ka pëlqyer mjaft, madje shton se edhe duart e tij i duken mjaft të bukura. Të gjithë qeshin dhe ngacmojnë njeri-tjetrin, sidomos vajzat ngacmojnë djemtë. Bledi shprehet duke qeshur se nga Klodi dy herë morën lajme jo të mira: njëra që vetëm djemtë ishin në nominim dhe tjetra se ai pëlqen një djalë. Djemtë pyesin njeri-tjetrin se çfarë gjestesh mund të kenë bërë ndaj Klodit, por askush nuk di të përgjigjet. Hakiu që ndodhet tek grupi tjetër, tregon se mund të jetë ai, pasi në mëngjes Klodi i kishte thënë se i pëlqente dhe nëse nuk do ishte i martuar, do ta kishte ngacmuar. Banorët qeshin. Ata i thonë Klodit që të mos e marrë shumë seriozisht këtë gjë se mund të lëndohet, por Klodi ua kthen se edhe nëse nuk do krijojë lidhje, do t'i mjaftojë një bisedë dhe një kërcim romantik me të. "Vetëm Domenika e di këtë gjë, sepse e kuptoi nga vështrimi tek ai djalë", - shprehet ai dhe Domi i thotë të jetë i sigurt se ajo nuk tregon. Kjo bisedë diskutohet gjatë dhe ndër të tjera, Klodi shprehet se nuk ka guxim t'ia thotë, sepse ka frikë se si do ta marrë ai person. Të gjithë janë kuriozë, ndërsa Klodi shumë enigmatik. Gjatë gjithë kohës ai flet seriozisht duke mos u kuptuar nëse e ka lojë apo është e vërtetë.

Ndërsa qëndrojnë në kopsht, Olta dhe Klodi shohin grupin tjetër. Klodi shprehet se i vjen keq për Erionin që është pjesë e atij grupi dhe se, sipas tij, ai ka për të humbur shumë në atë grup. Olta e pohon këtë gjë e ia kthen se Erioni po rri nga sikleti me atë grup.

Të jesh homoseksual në Tiranë?

Homoseksualet shqiptarë jetojnë kohë të vështira: mospranimi në një shoqëri konservatore u hap rrugën diskriminimit, dhunës fizike dhe vetëvrasjeve.

"Kam bezdi kur kam afër ndonjë homo, me thënë të drejtën nuk e duroj dot, më vjen t'i fus një dru të mirë. Dreqi e mori çfare meshkujsh janë ata. Ta shpifin, nuk i shoh dot me sy." Ky burrë tiranas nuk është i vetmi që mendon kështu.

Bezdia, neveria, mospranimi janë shfaqjet më të hasura të homofobisë se burrave në Tiranë. Kur në metropolin e vendit, që ka një mendësi më të hapur, ka një perceptim të tillë të burrave ndaj pjesës së tyre homoseksuale, kuptohet sesi ai radikalizohet në qytete të tjera dhe në provinca të mbyllura të Shqipërisë.

Nga ana tjetër një qëndrim i tillë i vetë burrave ndaj homoseksualitetit është një barometër për gjithë shoqërinë, shigjeta e të cilit arrin ngjyrën e kuqe të alarmit.

Sekret dje, e fshehtë sot

Erioni u shpëtoi burgjeve komuniste por nuk i ka shpëtuar dot homofobisëBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Erioni u shpëtoi burgjeve komuniste por nuk i ka shpëtuar dot homofobisë

Erioni, 48 vjeç, është një nga homoseksualët e Tiranës. Përvojat e tij kapin dy kohë: të shkuarën komuniste dhe këto 20 vjet të një shoqërie demokratike: "Para viteve 90-të, në kohën e regjimit komunist ka qenë një tmerr i vërtetë të mendoje vetëm të thoje 'unë jam homoseksual', sepse kjo dënohej jo vetëm moralisht por edhe me ligj. Ka qenë një tmerr i vërtetë, mund të të dënonin me burg 7-10 vjet. Duhet ta mbaje sekret."

Erioni u shpëtoi burgjeve komuniste por nuk u ka shpëtuar dot fshehjes, frikës, diskriminimit, me të cilat ndeshej dhe po ndeshet në shoqërinë postkomuniste të Shqipërisë.


"Nuk mund ta mendoja se pas 20 vitesh, homoseksualët do të ishin përsëri të fshehur, përsëri të frikësuar, njerëz që do të arrinin deri në vetëvrasje, Vitin e kaluar pati tre vetëvrasje për shkak të braktisjes nga shoqëria, nga familja. Kjo tregon qartë se cila është situata në Shqipëri." - tregon ai.

Diskriminim i hapur

Diskriminimi ndaj homoseksualëve në Tiranë nuk është as i sofistikuar, as i fshehtë. "Është i hapur në ambiente publike, në institucione pune, është i dhunshëm. Kam qenë i pranishëm kur meshkuj kanë keqtrajtuar homoseksualë në mjedise publike, i kanë rrahur dhe goditur në mënyrë shtazarake. Policia jo vetëm nuk i mbron homoseksualët por arrin deri atje sa i godet vetë." - thotë Erioni.

Prandaj ai e mban të fshehtë që është homoseksual, atij i duhet t'ia fshehë shoqërisë dhe familjes preferencën e tij seksuale, ndonëse për këtë ndihet krejt i pafajshëm. Megjithatë për homoseksualët shqiptarë, për këta 'mëkatarë pa faj' një ndryshim ka ndodhur. Ligji 'Kundër diskriminimit' hyri në fuqi në fillim të këtij muaji.

Një ligj jo funksional, i destinuar të mbetet në letër

Ligji erdhi si një nismë e shoqërisë civile dhe u hartua në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë. Për Erionin ai është një hap pozitiv, por i pamjaftueshëm për të ndaluar diskriminimin dhe ndryshuar homofobinë e shoqërisë shqiptare.

"Ai është një ligj i miratuar për të qenë në rregull me partnerët ndërkombëtarë dhe përmbushur kriteret për anëtarësimn së BE.

Mendoj se ky ligj nuk do të jetë funksional, sepse shoqëria është agresive, vetë institucionet nuk kanë ende bindjen për të mbrojtur të drejtat e homoseksualit.

Edhe institucionet që do ta zbatojnë këtë ligj vijnë po nga kjo shoqëri që është diskriminuese. Kjo fjalë më duket e butë, homoseksualët në Shqipëri janë të trembur, nuk ndodh që të dalin hapur, pra i parandjejnë të gjitha rreziqet që u kanosen," - thotë Erioni.

Shpresat dhe mbijetesa e homoseksualeve ne Shqiperi

Erioni po u mbijeton rreziqeve. Ai nuk ka ndër mend të largohet drejt një vendi të Evropës Perëndimore, ku homoseksualët si ai gëzojnë të drejtat që u garanton zbatimi i ligjit dhe mendësia e një shoqërie që e pranon atë që është ndryshe nga shumica.

"Dua të kontriboj që edhe në Shqipëri të vijë një ndryshim jo ligjor por një ndryshim real, funksional për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve. Shpresoj që pas disa vitesh, nëse bisedojmë prapë, të mos e besoj që t'i kem thënë unë këto fjalë, sepse edhe ne meritojmë të kemi një vend në shoqëri."

Rrëfimi live në TV: "Nënë, prano homoseksualitetin tim"

Klodian Çela rrëfen "LIVE" në TV homoseksualitetin e tij. Letra për nënën dhe vështirësia për të pranuar se është gay

Ai është homoseksual dhe duhet pranuar për atë që është. Klodian Çela, djali 35 vjeçar nga Lezha, është shqiptari i parë që ka pranuar "LIVE" në TV homoseksualitetin e tij. Ai është një ndër konkurrentët e sezonit të tretë të "Big Brother Albania" dhe nëpërmjet një letre që ka lexuar në emision i ka treguar të ëmës dhe të gjithë botës homoseksualitetin e tij. Duke ndaluar disa herë i pushtuar nga lotët, Klodiani ka treguar dalë nga dalë historinë e tij.

Klodi kishte tentuar disa herë që ti tregonte të ëmës homoseksualitetin e tij por nuk kishte mundur. Këtë herë ai vendosi që t'ia tregojë nëpërmjet televizionit. Më pas ai ka kërkuar që të mos paragjykohet për atë që është por njerëzit të tentojnë ta njohin si njeri. "Kur zoti më ka bërë kështu, vetëm ai mund të më paragjykojë. Të mos paragjykojmë njeri pa e njohur. Shpresoj që nëna do ta kalojë këtë gjë, sam i sigurt", është shprehur Klodian Çela.

Letra e Klodit për të ëmën

Këtë letër që sapo shkrova mami për ty doja të ta postoja por ç'kuptim kishte kjo pa zërin tim. Vendosa ta lexoj vetë. Bëhu e fortë nëna ime, ashtu siç je, kur të dëgjosh këto fjalë...
E dashur zemra ime mami, shpresoj shumë që të jesh mirë. Edhe unë jam mirë. Për fat të keq, prej shumë vitesh nuk na është dhënë mundësia që të jetojmë pranë njëri- tjetrit. Kjo gjë më ka penguar për të të thënë se sa shumë unë të dua.

Më shumë se ç'mund të thuhet apo mendohet. Nuk dua që të kujtoj vuajtjet që kemi kaluar apo vuajtjet që ti vazhdon të kalosh sepse zemrat tona janë të forta dhe tashmë janë mësuar me sfida e vështirësi.

Ne të dy kuptohemi mirë edhe pa folur, thjesht me një shikim, dhe kemi shumë sekrete unë e ti. Dimë shumë gjëra për njëri- tjetrin që të tjerët nuk i dinë. Unë e di që kjo gjë që dua të të dërgoj do të të lëndojë pa masë, sado që ti më ke pranuar ashtu siç jam. Ti e di sa shumë kam vuajtur dhe sa shumë kam luftuar që të tjerët të më pranojnë ashtu siç jam.

Ti ke luftuar dhe vuajtur dyfish se zemra e një nëne do më të mirën për fëmijën e saj. Jeta ime është si një libër i hapur për ty. Ti ke lexuar vetëm kapitujt e parë të saj. Të tjerët, të mbushur me dhimbje, refuzime, mohime përjashtime deri sa erdhi momenti që unë ta pranoj veten. Tani po luftoj që të tjerët të më pranojnë mua dhe homoseksualitetin tim.

Që të jem i pranuar të parën dashurinë për mua dhe të dytën opinionin e vrazhdë të njerëzve që na rrethojnë. Tani që po të shkruaj mendoj: E kush është ai që ka luftuar me veten e nuk ka fituar...

Mes gjithë dilemave të mia shpirtërore, dilemën e fundit që lidhet me ndjenjat e mia dhe me qenien time dua ta ndaj me të gjithë. Në fund të fundit ky është Klodi. Njeriu duhet pranuar për atë që është dhe jo për atë që duhet të jetë. Ti kështu më ke pranuar dhe prandaj të dua dyfish. Të puth me mall, më fal.

Për çdo herë që të kam menduar, më fal që nuk u bëra ai që do të kishe dashur të bëhesha, më fal që po të bëj të vuash sërish por ti vetë më ke mësuar që njeriu në jetë duhet të jetë i ndershëm dhe i drejtë. Të dua pafundësisht mami.

Djali yt, Klodi.

Klodi është shprehur se ia kishte frikën për paragjykimin, jo ndaj vetes, por ndaj nënës së tij

Banorët e "BB3" mbështesin Klodin

Banorët shkojnë një nga një dhe i tregojnë përkrahjen e tyre Klodit. Erioni e përgëzon për kurajën që pati e që e tha në sy dhe ndërsa të dy flasin për paragjykimin që u bëhen këtyre personave, Erioni shprehet se njeriu duhet të vlerësohet për atë që jep e jo për atë që është, pasi zgjedhjet personale mbeten personale.

Pranë Klodit ka shkuar edhe Seldi. Të dy djemtë diskutojnë për mënyrën se si mund ta ketë pritur nëna e tij këtë të vërtetë.

"Më vjen keq për të sepse ka vuajtur shumë"- shprehet ai dhe uron që nëna e vet ta kalojë këtë gjendje sepse është e vetme, e ndaj e ka më të vështirë se të tjerët. Klodi u tregoi djemve se ka qenë shumë emocionues momenti kur shkroi letrën dhe për këtë arsye, nuk ka qenë shumë në humor gjatë ditës.

Erioni e pyeti se si e kanë pritur pjesa tjetër e familjes dhe ai përgjigjet se e kanë kuptuar dhe e kanë pritur mirë, ndërsa për nënën kishte shumë frikë se si do e priste dhe nga kjo nuk merrte guximin t'ia thoshte.

Ai tregon se ishte përpjekur t'ia thoshte dikur, por nuk e çoi deri në fund e sipas tij, ajo me siguri e ka kuptuar por nuk ka reaguar. "I kërkoj të falur për këdo që mund ta bezdisë"- shprehet ai dhe jep një mesazh për të gjitha ato nëna që i kanë fëmijët homoseksual se duhet ta pranojnë e t'u qëndrojnë pranë në çdo kohë.

Klodi është shprehur se ia kishte frikën për paragjykimin, jo ndaj vetes, por ndaj nënës së tij. Për veten, ai shprehet se ka kaluar shumë vështirësi në jetë dhe është mësuar të përballet me këtë gjë. Olta i kujton se edhe publiku e përkrahu dhe këtë gjë e shprehu me një duartrokitje të gjatë.

Klodi tregon disa detaje nga jeta e vet, për vështirësitë e mëdha që ka kaluar, se që në fëmijëri i është dashur që të emigrojë e të punojë, për tradhtitë dhe braktisjen nga të afërm, për vëllanë e madh i cili i ka qëndruar gjithnjë pranë. Teksa tregon për të vëllanë, Klodi preket dhe shprehet se ai është krenaria e tij.

Jeta e vështirë në Shqipëri dhe emigrimi në Itali 18 vjet më parë. Kledi Kadiu në një rrëfim special për mikun e tij

Klodi, kush është djali 35 vjeçar nga Lezha

"Nëse beson në diçka, gjithçka arrihet". Me këtë fjali është prezantuar në emisionin "Big Brother 3" Klodi, djali 35 vjeçar nga Lezha. Prej 18 vitesh ai jeton në Itali. Në Lezhë ai ka jetuar në lagjen e "Spitalit" dhe ende sot ruan shumë kujtime prej saj. Në rininë e tij ai ka marrë pjesë në grupin e valles së qytetit të Lezhës.

"Në vitin 1992 mora rrugën e emigrimit në Itali për një jetë më të mirë. Unë kam bërë shumë punë të ndryshme, të vështira por gati prej dhjetë vjetësh punoj si drejtor artistik në një lokal shumë të njohur në Milano ku vetë puna më ka lidhur me shumë personazhe të kulturës dhe të modës italiane", ka treguar vetë djali nga Lezha.

Në Itali ai ka një miqësi të mirë me Kledi Kadiun, balerinin shqiptar. "Me Klodin njihem prej disa vjetësh, ai është një djalë shumë simpatik, shumë gazmor, komik. Ai është një person që mban të gjallë një grup njerëzish, shoqërie. Sa herë shkojmë në Milano, me zor presim që Klodi të na vijë sepse ai këtë veti që ngre pak humorin e grupit. Do të doja që edhe shumë shqiptarë ta njihnin në cilësitë që unë sapo thashë.

E përsëris, besoj se Klodi do të jetë një person shumë i këndshëm për të gjithë grupin por edhe për publikun që do ta shohë nga televizori",- ka thënë Kledi Kadiu në prezantimin e mikut të tij, Klodit.

Publikuar: 05.03.2010 | 06:30
Lexuar: 2857 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
lia (14/03/2010 20:04:17) graciela te dua hsum vajza nga kosova me e mira ishe je
pirro (26/03/2010 21:15:53) pershendetje mbreteresha e bb si je ku je tani te lutem mbretereshe me dergo nje ftese ne fb tim qe te me tregosh ti pak se si shkon bb shqiptare pres pergjigje tani klm e klb

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime